Harduer

Shkencëtarët krijojnë kompjuterin që nuk dështon kurrë

Feb 19 2013
0 Shpërndarje
Shkencëtarët krijojnë kompjuterin që nuk dështon kurrë

pcPavarësisht çfarë jeni duke bërë, një kompjuter mund të hasë probleme, duke filluar nga ato më të voglat e deri te problemet me përmasa katastrofike.

Një nga problemet e shumta është Ekrani Blu i Vdekjes (BSOD). Pavarësisht çfarë jeni duke bërë në ato momente, është vërtet shumë acaruese kur një gjë e tillë ndodh, për më tepër kur jeni në mes të një pune të rëndësishme dhe gjithçka prishet para se ju të keni shansin të ruani punën që keni bërë.

Fatmirësisht, shkencëtarë të Universitetit të Londrës kanë gjetur një zgjidhje duke krijuar kompjuterin ideal që nuk do të prishet kurrë. Kompjuterat e sotëm punojnë duke tërhequr të dhëna nga memorja, punojnë mbi to dhe më pas ja kthejnë përsëri asaj. Kjo zakonisht funksionon me rregulla të mirë përcaktuar derisa diçka prishet. Kur një proçes dështon për çfarëdolloj arsyeje, sistemi në shumicën e rasteve do të kyçet vetvetiu.

Kompjuteri që shkenctarët kanë krijuar është ndryshe në aspektin se të dhënat janë të pasqyruara në sisteme të ndryshme. Sistemet punojnë në të njëjtën kohë por të pavaruara nga njëri tjetri. E vetmja gjë që që ata ndajnë është nje seskion memorie për të dhënat me përmbajtje delikate.

Në rast kur një sistem pëson një defekt, kompjuteri është i aftë ti rikrijojë të dhënat nga sistemi tjetër dhe të fillojë nga fillimi. Sistemi ekzekutohet në një rradhë jo lineare duke përdorur një gjenerator numrash i cili shërben si panel i veprimeve.

Në këtë pikë, performanca nuk është shumë e mirë, por gjithsesi ka vend për përmirësim. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>