Slider

Shkencëtarët krijojnë atlasin e parë të trurit të njeriut

Sep 25 2012
0 Shpërndarje
Shkencëtarët krijojnë atlasin e parë të trurit të njeriut

Shkencëtarët kanë krijuar një atlas interaktiv të trurit, dhe e kanë shpërndarë në internet për të gjithë për të ndihmuar në kërkimet e tyre neurologjike.

Instituti Allen për Shkencën e Trurit, me bazë në Seattle, krijoi atlasin me qëllim që studiuesit e tjerë të mund ta krahasojnë dhe të pasqyrojnë gjetjet e tyre nga skanimet e trurit, me shpresën se po të kesh një pikë referimi zbulohen më shumë sekrete për gjendjet psikiatrike.

Atlasi u krijua nga skanimet e tre trurëve, dhuruar pas vdekjes së një 24 vjeçari, një 39 vjeçari dhe gjysmën e një truri nga një person i tretë. Ka më shumë se 20 000 gjene në gjenomin e njeriut dhe rreth 84 për qind e tyre janë aktive. Për të krijuar atlasin, shkencëtarët në fillim skanuan trurin, para se t’i prisnin në copa të vogla.

Ata skanuan çdo copë dhe regjistruan nivelet e aktivitetit të 20 000 gjeneve. Kur u krahasuan skanimet e plota të dy trurëve me njëri-tjetrin, ekipi gjeti atë që besohet të jetë një “plan gjenetik ” për mënyrën se si truri mund të paraqitet në një hartë dhe ku ka shumë ngjashmëri në vendosjen dhe përdorimin e gjeneve.

Qëllimi i tyre i ardhshëm është të skanojnë një tru femre, për të parë krahasimin me gjininë tjetër. Prof. Seth Grant nga Universiteti i Edinburgut i cili ndihmoi në ndërtimin e kësaj harte tha: “Truri i njeriut është gjëja më e ndërlikuar e njohur nga njerëzimi, si dhe një nga sfidat më të mëdha për teknologjinë moderne.

Kjo na lejon neve për herë të parë të vendosim njëra mbi tjetrën gjenomonet njerëzore të këtij organi.” Është e njohur që secila pjesë e trurit ka funksione të ndryshme. Gjithsesi shkencëtarët nuk panë ndonjë ndryshim me gjenet që të sugjeronin për mekanizmat e ndryshme të trurit.

Harta është e disponueshme për publikun në: http://human.brain-map.org. Shpresohet që shkencëtarët e tjerë ti krahasojnë zbulimet e tyre me njëri tjetrin. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>