Karriere

Shkarkoni pa pagesë 275 modele për CV-në tuaj për Microsoft Word

Aug 25 2014
0 Shpërndarje
Shkarkoni pa pagesë 275 modele për CV-në tuaj për Microsoft Word

bls0h1mprg11zi2cif1lNjë CV e mirë mund të ju ndihmojë që të kaloni mirë në një konkurs pune. Nëse formatimi i një rezymeje nuk është një anë të cilën dini ta bëni mirë, Hloom ka 275 modele falas për Microsoft Word të cilat mund t’i shkarkoni. Këto modele janë të shpërndara përgjatë kategorive të ndryshme, kështu që mund të jenë të dobishme për lloje të ndryshme të punëve. Për shembull, në të ndodhet një kategori “ATS-optimize” për shabllonet e dizajnuara për të tejkaluar sistemet e përcjelljes automatike që përdoren nga disa kompani për të skanuar CV-të.

Të gjitha modelet janë faqe të standardit A4 ose të madhësisë së një letre në SHBA dhe janë të përgatitura në Microsoft Office 2010 me llojin e nënkuptuar të shkronjave që e ka kjo platformë produktiviteti. Ato duhet të punojnë edhe në OpenOffice dhe Mac Pages, por mund të jetë e nevojshme që të kryhen disa formatime.

Ju po ashtu mund të merrni modele falas në Google Docs, por Word ka opsione më të mira të formatimit. Natyrisht, kjo është thjesht një mostër, kështu që nuk mjafton vetëm kjo pa pasur përmbajtje e cila mund ta bëjë tërheqëse CV-në tuaj.

Klikoni këtu për të shkarkuar këto mostra. (CIO Albanian)

Tags >

CV
Lajmet e fundit>