Business & Management

Shkarkohet shefi ekzekutiv i Etsy pas një raportit financiar të dobët

May 3 2017
0 Shpërndarje
Chad Dickerson i cili ishte në pozitat e Kryetarit të Bordit, do të zëvendësohet nga ish ekzekutivi i eBay Josh Silverman. Shkarkohet shefi ekzekutiv i Etsy pas një raportit financiar të dobët

Shefi ekzekutiv i tregu online të punëve të dorës Etsy dha dorëheqjen ditën e Mërkure pas fitimeve të dobëta në tre mujorin e parë të 2017-ës.

Chad Dickerson i cili ishte në pozitat e Kryetarit të Bordit, do të zëvendësohet nga ish ekzekutivi i eBay Josh Silverman.

Etsy pati një humbje të pazakontë prej 421,000 dollarësh në tre mujorin e parë të 2017-ës pas një fitimi 1.2 milion dollarësh një vit më parë. Gjithashtu u lajmërua largimi i 80 punonjësve, ose 8% të fuqisë punëtore të kompanisë.

Aksionet e Etsy ranë me 17% pas këtij lajmi. Gjatë tre mujorit të parë të 2017-ës Etsy pati 96.9 milion dollar shitje në platformën e saj, një rritje me 18% krahasuar me një vit më parë.

Listuar në bursën e Nasdaq, Etsy njihet si eBay i punimeve artizanale. /PCWorld Albanian

Tags >

Etsy
Lajmet e fundit>