Aplikacione

Shkarkimet e aplikacioneve në Play Store 60 % më të larta se në Apple Store

Oct 16 2014
0 Shpërndarje
Shkarkimet e aplikacioneve në Play Store 60 % më të larta se në Apple Store

apps-798x310Sipas të dhënave më të fundit nga raportet tre mujore të App Annie, shkarkimet e aplikacioneve nga Google Play Store kanë tejkaluar ato të Apple Store me 60 % krahasuar me vitin e shkuar. Pavarësisht rritjes së shkarkimeve nga Play Store, shkarkimet e iOS në tremujorin e parafundit të 2014 akoma kanë gjeneruar më shumë të ardhura se Google Play me pothuaj 60 % përsëri. Një nga shpjegimet potenciale për këtë trend mund të jetë rritja e shkarkimeve në Google Play në tregjet në zhvillim ku përdoruesit janë më pak të prirur të shpenzojnë para për aplikacionet me pagesë.

AppAnnieQ32014-730x319App Annie tha se në Brazil, Indonezi dhe Indi, shkarkimet në Play Store janë rritur gjatë kësaj periudhe dhe më specifikisht në Indonezi janë dyfishuar nga njëri tremujor në tjetrin për 2 vite me radhë e cila reflekton një rritje të disponushmërisë së rrjeteve 4G në vend. Kompania po ashtu citon se pjesa më e madhe të ardhurave në Play Store vijnë nga lojërat duke parë një rritje të konsiderueshme në tregjet Amerikane dhe Koreano – Jugore. Më e dallueshme në raport është se komunikimi dhe eksperiencat përmes rrjeteve sociale vazhdojnë të kenë rritje në të dyja platformat dhe Facebook Messenger kryeson.

Kjo vjen menjëherë pasiqë Facebook bëri me dije se do të tërhiqte veçorinë e mesazheve nga aplikacioni kryesor dhe tashmë shërbimi mund të përdorej vetëm përmes Facebook Messenger. Ky veprim i Facebook pason atë të Fousquare që krijoi një aplikacion më vete, Swarm, me qëllim ofrimin e shërbimeve më të përqendruara rreth eksperiencave në fusha të ndryshme. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>