Business & Management

Shitjet nga Facebook, të udhëhequra nga pajisjet mobile shënojnë rritje me 60 %

Oct 29 2014
0 Shpërndarje
Shitjet nga Facebook, të udhëhequra nga pajisjet mobile shënojnë rritje me 60 %

facebook-app-iphone-hand-shot-100510150-primary-idgeFacebook vazhdon të marrë shpërblime në botën mobile, duke rritur biznesin e vet kyç të reklamave për shkak të reklamave të vogla në ekranet më të vogla, raportoi kompania gjatë të martës. Shitjet totale për tremujorin e tretë që përfundoi më 30 shtator arritën vlerën në 3.2 miliardë dollarë, që është një ngritje prej 59 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar dhe që tejkalon pritjet e analistëve, që kishin pritur të ishin 3.12 miliardë dollarë.

Pothuajse dy të tretat e shitjeve, ose 66 për qind, erdhën nga reklamat e vendosura në pajisjet mobile, raportoi Facebook, që është një ngritje mjaft e madhe në krahasim me vitin e kaluar kur fitimet nga pajisjet mobile përbënin më pak se gjysmën e të gjitha fitimeve. Aftësia e rrjetit Facebook për të siguruar para me reklama në ekranet më të vogla gjatë viteve të kaluara ishte një shqetësim për investitorët, por kompania ka shfaqur progres të konsiderueshëm në lidhje me këtë.

Facebook ka raportuar edhe rritje në bazën e vet të përdoruesve, që është një element kritik në tërheqjen dhe marrjen e reklamuesve. Numri i përdoruesve të cilët janë qasur të paktën një herë në muaj përbënte 1.35 miliardë, tha Facebook, që është një rritje prej 14 për qind. Ndërkohë, numri i përdoruesve të cilët janë qasur në baza ditore – një matës tjetër i rëndësishëm, shënoi ngritje për 19 për qind, në 864 milionë. Facebook pothuajse dyfishoi të hyrat e veta neto për tremujorin e tretë, në 806 milionë dollarë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>