Business & Management

Shitjet në eBay.com poshtë pritshmërive të analistëve

Apr 20 2017
0 Shpërndarje
Këto janë dy prej faktorëve që patën impaktin më të rëndë në të ardhurat e kompanisë sidomos gjatë sezonit të pushimeve. Shitjet në eBay.com poshtë pritshmërive të analistëve Photo Source: Reuters

eBay raportoi të ardhura poshtë pritshmërive të analistëve duke nxitur rënien e aksioneve me 2.5% në 33 dollar.

Distributori online me seli në San Jose të Kalifornisë tha se kishte aplikuar ndryshime në platformën e saj për të thithur më shumë blerës duke nxitur një konkurrencë të ashpër me Amazon.com

Kostot e shitjeve dhe të marketingut u rritën më 4.5% në 562 milion dollar ndërsa shpenzimet për zhvillimin e produktit kërcyen me 16.3% në 278 milion dollar.

Këto janë dy prej faktorëve që patën impaktin më të rëndë në të ardhurat e kompanisë sidomos gjatë sezonit të pushimeve.

Vlera totale e produkteve të shitura në ebay.com ishte 20.95 miliard dollar në tre mujorin e parë, poshtë pritshmërive të analistëve prej 21.06 miliard dollar. Fitimi ishte 1,04 miliard dollar, ose 94 cent për aksion.

Të ardhurat u rritën më 3.7% në 2.22 miliard dollar. /CIO Albanian

Tags >

ebay
Lajmet e fundit>