Aplikacione

Shitje rekorde për softuer magazinimi

Mar 14 2012
0 Shpërndarje
Shitje rekorde për softuer magazinimi

Shitjet e softuerëve për magazinime (storage software) vitin e kaluar kanë sjell të hyra më shumë se 14 miliardë dollarë për kompanitë shitëse, sipas hulumtimeve të IDC.

Gjatë çerekut të fundit të vitit 2011, shitjet e softuerit të magazinimit ishte ngritur për 10.5% krahasuar me vitin paraprak me pothuajse 3.8 miliardë dollarë. Shitjet në këtë çerek ndihmuan shitjet totale të rriten për 11.6% në krahasim me vitin 2010 në shifrat rekorde prej 14.16 miliardë dollarë.

Sipas raportit Worldwide Storage Software QView të IDC, EMC, IBM dhe Symantec kanë qenë ofruesit kryesor të softuerit për magazinim me 25.7%, 19.8% dhe 15.4% mbizotërim të këtij tregu.

Katër nga shtatë tregjet e këtij lloj softueri që vëzhgon IDC kanë shënuar rritje dyshifrore gjatë vitit 2011 dhe vazhdojnë të shfaqin potencial të lart ngritjeje. Këto katër tregje janë: softueri për mbrojtje të të dhënave dhe rikuperim, softueri për replikimin e magazinimit, softueri për Infrastrukturën e magazinimit; dhe softueri për menaxhimin e hapësirës dhe pajisjeve.

Rritje kanë shënuar edhe softueret për arkivim, të hyrat e të cilave janë rritur për 12%, kryesisht për shkak të adaptimit në teknologjinë cloud dhe rritjen e të dhënave të pastrukturuara edhe në infrastrukturën fizike edhe atë cloud.

Tregu i softuerit për magazinim gjatë vitit 2011 ka pasur edhe disa blerje të mëdha. Së pari Autonomy bleu kompaninë Iron Mountain, e më pas vet Autonomy u bë pjesë e HP. Me blerjen e Autonomy-s, HP u ngjit në pozitën e dytë në tregun e softuerëve për magazinim duke u renditur menjëherë pas IBM.

Lajmet e fundit>