Business & Management

Shitja e smartfonëve, Kina mund t'ia kalojë SHBA-ve

Oct 4 2012
0 Shpërndarje
Shitja e smartfonëve, Kina mund t'ia kalojë SHBA-ve

Sipas firmës hulumtuese IDC, Kina do të kalojë SHBA-në për shitjen e smartfonëve, duke mbetur si tregu më i madh i tyre në botë për vitin 2012.

Sipas saj, kërkesat për smartfonë me çmime të ulta priten të rriten. IDC parashikon që tregtimi i smartfonëve në Kinë do të rritet në 26.5% këtë vit në krahasim me 18.3% të vitit të kaluar, ndërsa tregu amerikan do të ulet në 17.8% nga 21.3%.

Shitjet në Kinë do të favorizohen nga prania në treg e pajisjeve që operojnë me Android dhe që kushtojnë rreth 100$ më pak.

Kjo do të sjellë konkurrencë mes prodhuesve të smartfonëve.

Po ashtu, ata parashikojnë se kompanitë telefonike do të ndihmojnë në rritjen e shitjeve përmes subvencionimit të telefonëve. Samsung-u koreano-jugor është prodhuesi më i madh në botë (si edhe në Kinë) i celularëve që operojnë me Android.

Atje ai bashkëpunon me Huawei Technologies Co, ZTE Corp dhe Lenovo Group. Ltd. Shitjet e smartfonëve në SHBA pritet të ngadalësohen edhe në Mbretërinë e Bashkuar (4.5%).

I rradhës në listë është tregu në Indi, i cili parashikohet të kapë 2.5% të tregut botëror në vitin 2012 dhe 8.5% në 2016-ën. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>