Investim

Shitet Double Down Interactive

Jan 13 2012
0 Shpërndarje
Shitet Double Down Interactive

Kompania International Game Technology ka blerë kompaninë që zhvillon lojëra shoqërore Double Down Interactive. IGT është një prodhues i njohur i slot-makinave në tregun e kazinove.

Në anën tjetër kompania Double Down, e vendosur në Seattle, ka një lojë të popullarizuar të kazinove virtuale, përfshirë edhe në rrjetin shoqëror Facebook. Kjo kazino virtuale e tyre ka 4.7 milionë përdorues aktiv në muaj sipas matjeve të AppData.

Me këtë blerje IGT planifikon të pozicionojë veten si një ofrues i lojërave në platforma të ndryshme, përfshirë edhe Facebook. Blerja e DoubleDown, kompanisë IGT menjëherë do ti jap më shumë hapësirë dhe shkallë në tregun e online kazinove.

Vlera financiare e këtij transaksioni do të arrijë në 500 milionë dollarë. Pagesa në para të gatshme do të jetë 250 milionë dollarë, 85 milionë do të paguhen si pagesa të ruajtura gjatë dy viteve të ardhshme, dhe deri në 165 milionë dollarë në kesh varësisht performancës gjatë tri viteve të ardhshme. Marrëveshja pritet të finalizohet deri në fund të muajit mars, sigurisht pas miratimit nga autoritetet anti-trust.

Lajmet e fundit>