Business & Management

Shitet Apple-1 me çmimin rekord 374.500$

Jun 19 2012
0 Shpërndarje
Shitet Apple-1 me çmimin rekord 374.500$

Një Apple-1 36 vjeçar, një nga 6 kompjuterat më të fortë në gjendje pune, u shit për një çmim rekord, prej 374.500 USD, në një ankand në New York. Gjithashtu u shit edhe një letër kujtesë (memo) e shkruar nga ish – CEO i Apple, Steve Jobs, gjatë kohës që ai punonte si një ndërtues lojrash tek Atari.

Çmimi kaq i lartë i Apple 1, që përfshinte çmimin e blerjes si dhe komisionin, ishte afërsisht sa 2-fishi (180.000) i parashikimit maksimal të bërë dhe gati sa 3-fishi (120.000$) i çmimit më të ulët të dhënë. Ishte një rekord për Apple-1, kompjuteri i parë i prodhuar nga kompania. Rekordi i kaluar u vendos në një ankand në Londër, në vitin 2010 me një çmim prej 213.000$ dhe çmimi i së premtes ishte 76% më i lartë se ai Londrës.

Ne ankand nuk u bë i njohur emri i blerësit, si për Apple-1 ashtu dhe për letër kujtesën, por BCC raportoi se një blerës nga telefoni e fitoi ankandin për Apple.1. Ky kompjuter, i ndërtuar me dorë në një bord me qarqe nga Steve Jobs, u realizua në 1976 dhe atë kohë u shit për 666,66$. Rreth 20 njësi u prodhuan dhe vetëm 50 të tillë mbijetuan. Gjashtë copë, përfshirë edhe atë që u shit të premten, njihen si kompjuterat që punojnë.

Edhe pse të dyja, si Apple-1 dhe letra, u shitën mbi çmimet e pritura, asnjëra nuk iu afrua 1.6 milion $ që u pagua nga një ekzekutiv në Miami, vitin e kaluar për kontratën origjinale që shënoi themelimin e Apple Co.

Jobs, Wozniak dhe më pak i njohuri Ron Wayne e firmosën këtë kontratë në Prill të vitit 1976. (CIO Albanian)

Tags >

Applemac
Lajmet e fundit>