Siguri

Shikimi i videove pornografike nga ekzekutivët, ndër shkaqet kryesore të përhapjes së malware-ve

Nov 14 2013
0 Shpërndarje
Shikimi i videove pornografike nga ekzekutivët, ndër shkaqet kryesore të përhapjes së malware-ve

lptopNdërkohë që punonjësit e zakonshëm mund të fajësohen herë pas here për thyerje të sigurisë, edhe liderët e kompanive kanë “kontributin” e tyre në këtë gjë, sipas një studimi të ri nga ThreatTrack Security.

Të dhënat tregojnë se 40% e profesionistëve të sigurisë kanë zbuluar që një pajisje që përdoret nga një prej anëtarëve të lidershipit të kompanisë është infektuar me malware për shkak të vizitave në faqet me materiale pornografike.

Ndërkohë, 60% e këtyre profesionistëve të anketuar kanë deklaruar se kanë pastruar pajisjet e ekzekutivëve pasi këta të fundit i kishin infektuar ato si pasojë e klikimit në linqe dashakeqëve.

Për më tepër, 45% e të anketuarve u përgjigjën se kanë zbuluar malware në pajisjet e ekzekutivëve për shkak se këta të fundit i kanë lejuar pjesëtarët e familjes t’i përdorin ato. Vetëm një e treta e profesionistëve thanë se kishin zbuluar aplikacione dashakeqëse të instaluara në pajisjet mobile të një ekzekutivi.

Çdo ditë e më shumë malware-t po bëhen më të sofistikuara dhe më të vështira për t’u hequr. Këtë e vërtetojnë edhe statistikat e nxjerra nga ky studim, të cilat tregojnë se në rreth 50% të rasteve duhen më shumë se 2 orë për të analizuar malware-in.

Nga ana tjetër, profesionistët e sigurisë shprehen se nuk mendojnë që kanë ndihmën e mjaftueshme për t’u përballur me problemet që hasin gjatë punës së tyre. Kompleksiteti i malware-ëve, vëllimi i tyre dhe zgjidhjet për programet anti-malware janë ndër detyrat kryesore të këtyre profesionistëve.

Studimi u krye mes 200 profesionistësh të sigurisë në bizneset e mëdha në SHBA. (CIO Albanian)

Tags >

malware
Lajmet e fundit>