Karriere

Sheryl Sandberg tregon se çfarë e bëri atë të suksesshme

May 29 2017
0 Shpërndarje
Në një episod të Business Insider me temë "Suksesi! Si ja dola," Sandberg foli për librin e saj të dytë, "Option B," Sheryl Sandberg tregon se çfarë e bëri atë të suksesshme

Me siguri Sheryl Sandberg di diçka për suksesin. Ajo ju bashkua Facebook si COO në 2008-ën, në moshën 38 vjeçare, pasi kishte shpnezuar 7 vite pranë Google. Në 2013-ën ajo publikoi librin e saj “Lean In,” një best seller dhe një këshillë për femrat.

Në një episod të Business Insider me temë “Suksesi! Si ja dola,” Sandberg foli për librin e saj të dytë, “Option B,” shkruar së bashku me Adam Grant ku detajon eksperiencën e saj pas vdekjes së bashkëshortit në Maj të 2015-ës.

Po përveç vuajtjes dhe kohës së vështirë që kaloi kur humbi bashkëshortin e saj, Sandberg foli edhe sesi u bë një autor best seller dhe ekzekutive në një prej kompanive më të famshme në botë.

“Çfarë hapash ndërmore në moshën 20 vjeçare në mënyrë që të bëheshit kaq e suksesshme pas moshës 30?” u pyet Sandberg.

Dhe përgjigja e saj ishte: “Mendoj e gjitha ka rë bëjë me ndërmarrjen e rreziqeve diçka që nuk e kisha bërë përpara se të fokusohesha tek teknologjia si dhe të besosh tek vetvehta,” tha Sandberg.

“Jetoj me bindjen se duhet përshkushtim në mënyrë që gjërat të funksionojnë. Për femra të endërrosh për gjëra të mëdha është shumë e rëndësishme.” /CIO Albanian

Lajmet e fundit>