Aplikacione

Shërbimi i Google rishkruan uebfaqet

Jul 28 2011
0 Shpërndarje
Shërbimi i Google rishkruan uebfaqet

Google ka zhvilluar një shërbim hostues që analizon uebfaqet, rishkruan kodin e tyre që ti bëj të operojnë më mirë dhe shërbejnë për serverët e Google.

 

Për të përdorur shërbimin Page Speed Service, ueb publikuesit duhet të regjistrojnë dhe të drejtojnë DNS-ët e faqeve të tyre në Google. Shërbimi merr përmbajtjen e faqeve, i përshtat ato për shpejtësi dhe u ofron ato përdoruesve përfundimtar.
Vizitorët do të vazhdojnë të qasen në uebfaqe në të njëjtën mënyrë si më parë por mund të shohin përmirësim shpejtësie prej 25% deri 60% sipas Google.
Shërbimi për momentin është duke u ofruar një numri të kufizuar të uebmasterëve të zgjedhur. Google do të njoftoj për çmimet dhe detajet e tjera më vonë, e për këtë uebmasterët mund të regjistrohen që të njoftohen me kohë.
Google ka shumë produkte dhe iniciativa të dizajnuara për të ndihmuar shpejtësinë e mbushjes së uebfaqeve të tyre edhe të kompanive tjera.
Kompania mendon që një surfim më i shpejtë në internet për të gjithë do të ndikonte në rritjen e përdorimit të internetit nga më shumë njerëz.

 

 

Lajmet e fundit>