Microsoft

Shërbimet cloud të Microsoft-it i lenë pas shitësit e tjerë

Nov 17 2012
0 Shpërndarje
Shërbimet cloud të Microsoft-it i lenë pas shitësit e tjerë

Zakonisht tendencat nuk kuptohen mirë derisa përfundojnë. Një nga tendencat më të mëdha në industrinë e IT-së, e quajtur menaxhimi i sistemeve të informacionit (MIS – management information systems), shënoi në atë kohë kalimin nga tregu i bazuar në shërbime në tregun e bazuar në harduerë.

Kjo ndodhi kur IBM kaloi nga lançimi i harduerëve dhe mundësimi i softuerëve pa pagesë tek shitja e tyre, duke i dhënë në këtë mënyrë fund domimit të së saj në treg e duke hapur shtigje për kompani të reja që rezultuan tepër të suksesshme, si Microsoft, Dell dhe Sun Microsystems. Kur e gjithë kjo u përmblodh me terma si “kompjuter personal” apo “klient/server”, u ndryshuan faktikisht modelet ekonomike, duke kaluar nga ai që tregonte se si punonin kompanitë kompjuterike tek ato të bazuara në shitje.

Në qendër të këtij keqkuptimi është gabimi i zakonshëm që bëhet nga kompanitë e specializuara në harduerë apo softuerë: nevoja për të ruajtur shitjet dhe rezervat e tyre financiare. Ato duan të flasin për aktivitetet e cloud-it të tyre “publik” dhe “privat” si dhe të pozicionohen totalisht në atë se çfarë shesin.

Gjithsesi, kjo përpjekje i detyron shitësit ta shohin botën ndryshe nga sa është. Edhe pse mund të sjellin shërbime konkurruese, ata janë më tepër të shqetësuar që të mos konkurrojnë me klientët, duke mos e kuptuar faktin që ofruesit e mëdhenj të shërbimeve po fillojnë të prodhojnë vetë harduerët e tyre (Google), të transformojnë produktet e tyre (Amazon) apo të implementojnë një miks të këtyre (Microsoft). Pra, tregjet ekzistuese të harduerëve/softuerëve/shërbimeve po orientohen drejt ofruesve të shërbimeve cloud.

Sistemet e së ardhmes do të implementohen nga të tjerët dhe me shumë mundësi do të kenë më tepër gjëra të përbashkëta me mainframe-t sesa me produktet e përkohshme. Për këtë arsye Microsoft po punon fort mbi sistemet multi-processing të bazuar në ARM, nga ana tjetër ARM ka bërë të ditur strategjinë e procesorëve të saj dhe BMC po përqendrohet në workshop-e që bashkojnë shërbimet dhe zgjidhjet on-premises.

Të gjithë po drejtohen tek modelet e tjera, njëra që do të bazohet tek tabletët – dhe aplikacionet e optimizuara për smartfonë të cilat punojnë në serverë në distancë. Kërkesat për harduerë do të përfshijnë sisteme shumë të mëdha që do të ofrojnë shërbime të sigurta (shared) e që mund të ndahen në kohë reale. Me fjalë të tjera, ato do të jenë shumë ndryshe nga ato të tregut të sotëm. Po ashtu, ka edhe një treg tjetër të ngjashëm me atë që e bëri IBM-në dominues shekullin e kaluar. Avantazhet e kostove janë shumë, ndërsa shërbimet ofrohen përmes një abonimi i cili nuk është pjesë me harduerët/softuerët. Kompanitë që do të dominojnë këtë treg do të jenë ato që do të ofrojnë shërbimet më të mira me çmimet më të ulta.

Pra, do të jenë firmat që do të rikrijojnë modelin e IBM-së në mënyrë të suksesshme, vetëm se kësaj here me shërbimet cloud e jo me harduerët. Për kompaninë e suksesshme, minimizimi i humbjes së klientëve dhe optimizmi i përkrahjes së tyre do të jenë elementët kyç të suksesit të cilat do të sjellin rritje të të ardhurave dhe fitimeve. Ashtu si edhe tendencat e tjetra, do të duhet edhe një dekadë që kjo të arrihet. Rezultatet finale, të paktën ato që po shfaqin aktualisht ofruesit e shërbimeve, ndahen në dy

grupe: njëra në të cilën ata blejnë produktet harduerike dhe ua shesin shërbimet “line management”-it (term biznesi që përshkruan administrimin e aktiviteteve që kontribuojnë direkt në outputin e produkteve apo shërbimeve) dhe tjetra ku ofruesit e shërbimeve janë prodhuesit e harduerëve, e përdorin këtë fakt për të patur një avantazh konkurrues dhe ua shesin këtë avantazh “line management”-it.

Për momentin, të dyja këto grupime tregojnë se IT-ja, varet nga ofruesit e jashtëm të shërbimeve, diçka që ka filluar të jetë një metodë e vjetruar.

A do të shndërrohet Microsoft-i në IBM-në e re?

Nëse shihni ofruesit e shërbimeve cloud, vetëm Microsoft-i jep zgjidhjen e plotë për momentin. Me Azure apo shërbime si Office 365, kompania ka shërbime abonimi si desktop ashtu edhe të bazuara në server. Ato i plotësojnë kërkesat e korporatave.

Microsoft ka edhe një personel shitjesh që i shesin këto shërbime duke e zgjeruar këtë platformë nga serverët e specializuara tek klientët e rinj të Surface (ekuivalentja e kompanisë për terminalin). Por Microsoft-i nuk ka dashur kurrë të jetë IBM-ja, edhe pse modeli i kësaj të fundit duket se do të jetë rruga drejt suksesit. Ndërsa Microsoft-i qëndron në krye, Amazon dhe Google e ndjekin pas, së bashku me Apple që po përpiqet ta kapë gjithashtu këtë mundësi.

Për departamentet e IT-së, gjëja e vetme që mund të bëjnë është të mos këmbëngulin në modelet e vjetra e të mos pretendojnë se kjo tendencë nuk po ndodh. Ata duhet t’i përqafojnë këto risi, t’i realizojnë siç duhet si dhe të gjejnë shërbimet e duhura që kërkojnë ekzekutivët. IT-ja do të mbijetojë nëse do të jetë një përkrahëse e fortë e nevojave të ekzekutivëve. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>