Data Center

Shërbimet Cloud në nivel të ndërmarrjesh: Agjenda

Feb 24 2011
0 Shpërndarje
Shërbimet Cloud në nivel të ndërmarrjesh: Agjenda

Shërbimet cloud kanë potencial që t’u ofrojnë përfitime të rëndësishme ndërmarrjeve, duke përfshirë kursimet, fleksibilitetin, elasticitetin, shkathtësitë, kohën më të shkurtër për të kapur tregun, shërbimet më të mira ndaj konsumatorëve si dhe mundësinë për të menaxhuar të gjitha kërkesat. Sidoqoftë, arritja e këtyre qëllimeve nuk do të jetë e lehtë.

Ndërmarrjet duhet të kenë një infrastrukturë të virtualizuar dhe të gatshme të cloud. Ato duhet të kuptojnë llojet dhe stilet e ndryshme të kompjuterikës cloud dhe të navigojnë përmes një procesi të ndërlikuar për të kuptuar se cilat aspekte të shërbimeve cloud u përshtaten më së miri nevojave të tyre. Pastaj vijnë edhe negociatat dhe kontratat e menaxhimit, gjurmimi i SLA-ve, bindja se shqetësimet e sigurisë dhe të pajtueshmërisë janë adresuar. Kjo seri me pesë pjesë, që fillon sot dhe vazhdon gjatë gjithë vitit, do të ofrojë një udhëzues gjithëpërfshirës për Enterprise Cloud Services.

 

Pakot e sotme ofrojnë një set të qartë definicionesh për kompjuteriken cloud si dhe disa modele të disponueshme për IT-në e ndërmarrjeve. Ato gjithashtu përfshijnë edhe një udhëzues për të përgatitur rrjetin tuaj për cloud, diskutime të ndryshme të ekonomisë së kompjuterikës cloud si dhe një vështrim të mundësive të karrierës që kompjuterika cloud mund të ofrojë. Lidhur me problemet e së ardhmes, ne do të shkruajmë për cloud publik vs. cloud privat, do të ofrojmë një udhëzues se si të punoni me ofruesit SaaS dhe IaaS, do të ekzaminojmë veglat ekzistuese të menaxhimit dhe do të shikojmë opsionet e sigurisë së cloud. Përderisa ka shumë pasiguri dhe pyetje rreth kompjuterikës cloud, një gjë është e sigurt: interesimi për kompjuterikën cloud është shumë i lartë.

Për shembull, kur Deloitte Consulting filloi paraqitjen e pyetjeve për kompjuterikën cloud rreth 18 muaj më parë, 80% e diskutimeve ishin përqendruar në rregullimin e skenës, ndihmën ndaj klientëve për të definuar cloud si dhe çfarë nënkupton kompjuterika cloud për ta. “Vetëm 15% e bisedave rreth cloud ishin përqendruar te hartat dhe strategjitë, me një 5% të brengave që përballeshin me implementimin aktual të solucioneve të prodhimit”, thotë Mark White, CTO i firmës praktikuese të teknologjisë.

Tani rezultati i përqindjes qëndron në 10% në rregullimin e skenës, 50% në planifikim dhe 40% në implementim “dhe kjo përqindje vazhdon të rritet në implementimin e produktit për shkak se njerëzit fillojnë t’i futen fazës së strategjisë dhe hartave”, thotë White. Ndërmarrjet janë duke adoptuar kompjuterikën cloud më shpejt se ç’pritej dhe kjo vjen si shkak i krizës ekonomike që na goditi dy vjet me parë. “Kriza ekonomike i detyroi njerëzit që të interesohen për cloud të Opex përmes tregimit të Capex si dhe aftësisë për të blerë shërbime të vogla. E, nëse funksionojnë, t’i zgjerojnë ato”, thotë ai.

“Ky është një adoptim i përshtatshëm dhe tani jemi duke bërë implementime të shkallës së lartë të shërbimeve private dhe publike cloud për klientët tanë.” “Semestri i katërt i vitit të kaluar ishte një pikë rikthimi për ndërmarrjet që të blejnë shërbime cloud”, thotë James Staten, nënkryetar dhe analist kryesor në Forrester Research. “Kjo ishte koha kur filluam të shihnim një interesim më të madh të IT-ve për të blerë dhe investuar në shërbimet cloud”, shton ai. “Përderisa kuptimi i modeleve të ndryshme të kompjuterikës cloud, i tipave të shërbimit dhe i zgjedhjeve të produkteve ishin tema të nxehta tani bisedat janë kthyer te prodhuesit dhe praktikat më të mira. Staten vë në pah dy arsye për këtë ndryshim: njëra është për shkak të pjekurisë së produkteve- prodhuesit tanimë prodhojnë cloud më të sofistikuar- dhe e dyta është se interesimi i ndërmarrjeve të IT-së për definicionet cloud është në rënie”, thotë Staten.

Kjo do të thotë se ndërmarrjet e IT-së si dhe vetë industria në përgjithësi tanimë pranojnë çdo definicion cloud të vendosur nga Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë (NIST). Kompjuterika cloud mundëson lidhje dhe akses të besueshëm në të dhënat e ndara në burime te caktuara që mund të lançohen lehtë me një përpjekje minimale të menaxhmentit. Përdoruesit futen tek aplikacionet, infrastruktura ose platformat që u nevojitën përmes një shfletuesi web ose një paraqitjeje të thjeshtë, duke lançuar dhe marrë të dhëna vetëm aq sa kanë nevojë dhe jo më shumë. Ekzistojnë edhe modele të pranueshme të shërbimeve dhe zgjerimit. Tre modelet e shërbimit janë: softuer-si-shërbim (SaaS), infrastruktura-si -shërbim (IaaS) dhe platforma-si- shërbim (PaaS). Katër modelet e zgjerimit janë: privat, publik, hibrid dhe të komunitetit.

NATO lançon mbrojtjen cloud

Sot, shumë ndërmarrje po i marrin me seriozitet shërbimet e cloud. Rasti konkret i Allied Command Transformation (ACT) i NATO-s dhe Technology & Human Factors Branch në Norfolk, Va., na e dëshmon një gjë të tillë. “NATO ACT ishte njëra prej organizatave të para që ka kaluar në cloud për shkak se ka filluar implementimin e virtualizimit shumë vite më parë në mënyrë që të konsolidojë burimet e qendrave të të dhënave”, thotë Johan Gossens, kryesues i NATO ACT. Që atëherë, NATO ACT ka praktikuar të tre modelet e shërbimeve cloud: Iaas, SaaS dhe PaaS. “Me infrastrukturën si shërbim, ne jemi duke menduar të konsolidojmë qendrat e të dhënave dhe të ndërpresim mentalitetin e të pasurit vetëm një server që kemi sot si dhe monitorimin e të dhënave nga vetëm një IT.

Tani me platformën dhe softuerin si shërbim ne fillojmë t’i konvertojmë aplikacionet ekzistuese që të jenë “oferta të gatshme cloud brenda ndërmarrjes NATO”, thotë Goossens. NATO ACT tani vonë ka deklaruar se është duke punuar me IBM-në për të krijuar cloud në objekte që do t’i përdorte për të testuar dhe zhvilluar solucionet e rrjetit për komanda, kontroll, inteligjencë, vëzhgim dhe projekte gjurmimi. “Njerëzit kanë filluar t’i kuptojnë të gjitha opsionet e ndryshme dhe cilat u përshtaten atyre më së miri”, thotë Geva Perry, një strateg i pavarur për cloud dhe autor i blogut “Mendoni për Cloud”. “Madje edhe brenda një ndërmarrjeje njerëzit po e kuptojnë që asnjë madhësi nuk u përshtatet të gjithëve”, shton Perry.

Kompleksitetet Cloud

“Një prej aspekteve magjepsëse të kompjuterikës cloud është mundësia që një ndërmarrje të jetë abonent i shërbimeve cloud dhe ofrues i tyre në të njëjtën kohë”, thotë Deloitte White. “Një CIO do të thoshte: ‘Unë dëshiroj të jem abonent i infrastrukturës publike cloud si shërbim’ dhe ne jemi duke bërë një bisedë për këtë, duke folur për të gjitha përfitimet dhe pengesat për një rast të caktuar të biznesit. Pastaj CIO do të dëshironte të ishte abonent i cloud publik softueri si shërbim dhe nëse klienti dëshiron të implementojë cloud privat, atëherë ai CIO do të dëshironte të ishte ofrues i cloud privat të platformës si shërbim, gjithashtu”, shprehet White.

“Ai CIO mund të përfshihet në të tria bisedat, mirëpo ne i bëjmë ato njëra pas tjetrës dhe në fund i bashkojmë të gjitha në mënyrë që të arrijmë te një përfundim më eksplicit.” Adoptuesit e hershëm të cloud nuk i tremben premtimit të teknologjisë. Në Ford Motor Co., cloud është bërë mjet inovacioni thotë David DiMeo, menaxher operacionesh te prodhuesi i makinave nga Detroit. SDN i Ford, ndryshe i njohur edhe si cloud, është një model i rëndësishëm që i mundëson Fordit të marrë të dhënat nga shitësit e jashtëm dhe informacionet e ruajtura brenda kompanisë për të shpërndarë makinat tek konsumatorët, thotë DiMeo. “Cloud na ofron shumë efikasitet. Na ka mundësuar të zvogëlojmë kohën e daljes në treg si dhe na ka ndihmuar në reduktimin e kostove të zhvillimit për shkak se nuk kemi nevojë të ndërtojmë çdo herë një pjesë të vetme të një aplikacioni”, thotë ai.

Trendet Cloud

Derisa niveli i komoditetit të cloud rritet çdo herë e më shumë nëpër ndërmarrje, Forrester parashikon fuqizimin e dy trendeve kritike gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Së pari, menaxherët e zhvillimit të aplikacioneve do të mundohen të shfrytëzojnë çdo përpjekje për të mundësuar që ngarkesa e punës të funksionojë edhe në cloud. “Për ata që janë të rinj në shërbimet cloud, kjo do të thotë se do të ketë më shumë oferta provuese në mjediset e cloud. Për ata që kanë përvojë me testuesit cloud, kjo do të thotë që do të ketë më shumë aplikacione për t’u prodhuar në cloud”, thotë Staten. E nëse ata nuk mund t’i gjejnë serverët dhe ruajtjen që u duhet nga një cloud privat, atëherë ato do të gjenden në cloud publik.

Përderisa shumica e zhvilluesve individualë e kanë bërë këtë punë prej shumë kohësh tani, menaxherët e aplikacioneve do ta shohin për dorimin e shërbimeve publike cloud si shpëtim. Kjo mund të jetë aq e thjeshtë sa edhe blerja e kapacitetit në Elastic Compute Cloud. Sa u përket pjesës së tyre, ndërmarrjet e IT-së kanë filluar të bëhen agresive karshi kufizimeve dhe përdorimit të pakontrolluar të shërbimeve publike cloud. Një zgjidhje është edhe përdorimi i IaaS përmes cloud privat. “Shumicën e kohës kur shohim që IT-të po vendosin cloud, kjo do të thotë se ata i bëjnë këto gjëra për arsye mbrojtjeje- në mënyrë që zhvilluesit të mos shkojnë në cloud publik”, thotë Staten. “Por marrja e kontrollit mbi atë që tashmë ekziston në cloud publik, do të thotë diçka tjetër”, thotë Perry.

“Në fakt”, shton ai, “disa prej menaxherëve të ndërmarrjeve IT u rezistojnë veprimeve të tilla dhe kanë arsye të mira. “Ata nuk kanë pasur kontroll mbi njësitë e biznesit që funksionojnë në shërbimet cloud pa leje, por ishin ata që jepnin llogari për mirëmbajtjen, sigurinë dhe gjërat e tjera”, thotë Perry. “Kohët e fundit IT-të janë duke e kuptuar që mund të kenë gjithçka: akses të lehtë, paguaj për përdorim dhe të gjitha të mirat e cloud me një mirëmbajtje të mirë dhe siguri të lartë.

” Përfundimisht, ndërmarrjet IT do të krijojnë dhe menaxhojnë dyqane aplikacionesh, thotë Perry. “IT qendror do të vendosë për një platformë të caktuar, në të gjitha nivelet, SaaS, PaaS dhe IaaS- dhe përdoruesit e bizneseve ose zhvilluesit do të zgjedhin atë që u nevojitet nga ky dyqan aplikacionesh. Ai do të jetë i integruar dhe IT-ja do të sigurojë përputhshmërinë dhe gjithçka tjetër”, shton ai. Dhe natyrisht sa më shpejt që IT-ja vepron kështu, aq më mirë do të jetë. Megjithatë, për shumicën e ndërmarrjeve, kjo duket më e lehtë me të thënë sesa me të bërë.

Schultz është një gazetare e njohur e IT-së.Atë mund ta kontaktoni në [email protected]

Lajmet e fundit>