Internet

Shenja jete nga MySpace

Feb 14 2012
0 Shpërndarje
Shenja jete nga MySpace

Pronarët e rinj të rrjetit shoqëror MySpace duket se kanë marrë me seriozitet “ringjalljen” e ish-gjigantit. Specific Media që kishte blerë MySpace në qershor të vitit të kaluar pritet të njoftoj që ka shtuar 1 milionë përdorues që nga muaji dhjetor. Sipas The New York Times regjistrimet e reja në këtë rrjet shoqëror janë ngritur nga 0 në 40 mijë në ditë.

Nga MySpace gjithashtu kanë deklaruar që rritja vjen si rezultat i integrimit me rrjetet shoqërore më të popullarizuara si Twitter dhe MySpace, si dhe biblioteka e zgjeruar e muzikës. Muzika ka qenë gjithmonë pika më joshëse në MySpace, sidomos për artistët individual të cilët me anë të këtij rrjeti kanë tentuar të zgjerojnë numrin e audiencës së tyre. Faqja gjithashtu ka një katalog të këngëve të popullarizuara të radhitura në lista të ndryshme si së fundmi Këngët e Çmimeve Grammy ose Hitet më të mira të Whitney Houston.

MySpace TV
Pronarët e rinj gjithashtu janë duke shpresuar të shtojnë popullaritet duke u zhvendosur në dhomën e ndejës me MySpace TV.
Rrjeti shoqëror në partneritet me Panasonic do të vendos aplikacionin MySpace TV në televizorët Viera për të ofruar video muzikore dhe audio përkrah vetive shoqërore si bisedimet online. Planet për MySpace TV përfshinë filma, lajme, sporte dhe programe të zhanrit reality.

Fluskë apo trend?
Derisa një milionë anëtarë të rinj është një numër mbresëlënës krahasuar me humbjen e përdoruesve ndaj Facebook, trendi i MySpace vazhdon të jetë në tatëpjetë. MySpace ka humbur pozitën si rrjeti shoqëror i dytë më i popullarizuar në SHBA në qershor të vitit të kaluar sipas comScore. Tashmë MySpace është fundosur në pozitën e katërt pas Facebook, LinkedIn dhe Twitter me më shumë se 24 milionë vizitorë në Dhjetor.
Një nga pikat më të ulëta në histori të MySpace ishte korriku i vitit 2010 kur comScore raportoi që rrjeti shoqëror humbi më shumë se gjysmën e vizitorëve mujor për vetëm një vit.
Përkundër vështirësive, nëse MySpace mund të ruaj numrin e përdoruesve të rinj, atëherë akoma mund të ketë shpresë në njëherë rrjetin shoqëror më të popullarizuar në botë.

 

Lajmet e fundit>