IT Organizate

Shefja operative e Facebook Sheryl Sandberg kërkon falje për foton e "vajzës së napalmit"

Sep 13 2016
0 Shpërndarje
Shefja operative e Facebook Sheryl Sandberg kërkon falje për foton e "vajzës së napalmit"

3000Facebook do të mësojë nga gabimi i bërë me fshirjen e fotos historike të luftës së Vietnamit u shpreh shefja operative e Facebook, Sheryl Sandberg. Fotoja u hoq nga llogari të ndryshme ditën e Premte përfshi edhe llogarinë e Kryeministres Norvegjeze, Erna Solberg.

Rrjeti social argumentoi qëndrimin me arsyetimin se ishin shkelur standartet komunitare. Fotoja u rikthye pas akuzës publike të Solberg për censurë dhe fshirje të historisë. “Këto janë vendime të vështira dhe jo gjithnjë kemi të drejtë,” u shprehej Sandberg në një letër dërguar kryeministres.

“Pavarësisht se standartet janë të qarta, analizimi i miliona postimeve çdo javë është një sfidë e vërtetë. Megjithatë qëllimi ynë është përmirësimi. Ne shprehim angazhimin tonë ndaj komunitetit. Faleminderit që na ndihmuat,” shprehej Sandberg. Fotoja e vitit 1972, fituese e çmimit Pulitzer, shfaq një 9 vjeçare të zhveshur e cila përpiqet si shpëtojë një sulmi me napalm.

Sandberg thoshte se nganjëherë rëndësia globale dhe historike e një fotoje si ajo e Terrorit të Luftës ka më vlerë sesa rëndësia e mbajtjes larg të lakuriqësisë nga rrjeti social Facebook.

Norvegjia është një prej investitorëve të rëndësishëm të rrjetit social Facebook. Fondi Kombëtar zotëron 0,52% të aksioneve me vlerë 1,54 miliard dollar. (CIO Albanian)

Tags >

facebook
Lajmet e fundit>