Karriere

Shefja operative e Facebook, Sheryl Sandberg, dhuron 100 milion dollar për bamirësi

Dec 1 2016
0 Shpërndarje
Shefja operative e Facebook, Sheryl Sandberg, dhuron 100 milion dollar për bamirësi

bn-ra222_sandbe_im_20161130215408Shefja operative e Facebook, Sheryl Sandberg, do të dhurojë mëse 100 milion dollar në fondin e saj bamirës për të promovuar të drejtat e femrës dhe ardhur në ndihmë familjeve me probleme.

Sandberg, një miliardere e cila është pjesë e Facebook përpara daljes në bursë të kompanisë, transferoi 880,000 aksione të saj në Facebook në një fond bamirës. Në librin e saj të shkruar në 2013-tën, “Lean In,” përqendrohet pikërisht për tu ardhur në ndihmë femrave.

Aktualisht ajo po shkruan një libër të dytë, “Opsioni B,” dedikuar vdekjes së bashkëshortit të saj ku përshkruan eskperiencat e përjetuara pas humbjes së njeriut më të dashur, sipëmarrësit Dave Goldberg.

Fondacioni i saj u riemërua në Sheryl Sandberg & Dave Goldberg Family Fund. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>