Business & Management

Shefja e zyrës Anti-Monopol pranë Bashkimit Europian sulmon Android-in dhe praktikat e biznesit të Google

Apr 18 2016
0 Shpërndarje
Shefja e zyrës Anti-Monopol pranë Bashkimit Europian sulmon Android-in dhe praktikat e biznesit të Google

The neon Google sign in the foyer of Google's new Canadian engineering headquarters in Kitchener-Waterloo, Ontario January 14, 2016. REUTERS/Peter Power

Komisionerja Europiane njëherazi dhe shefja e zyrës anti monopol pranë Bashkimit Europian, Margaret Vestager, njoftoi ditën e hënë se ishte duke shqyrtuar marrëveshjet mes Google dhe prodhuesve të telefonëve lidhur ku në qendër të tyre qëndron sistemi operativ Android.

Këto komente të Komisioneres Europiane vinë pas një hetimi të gjatë ndaj Android, sistemit operativ më popullor në planet. Vestager në 2015-tën akuzoi gjigandin e motorit të kërkimit, Google, se favorizonte sistemet e saj të shitblerjes në rezultatet e kërkimit. Një vendim për këtë çështje pritet të merret nga fundi i këtij viti.

Ngjashëm me rastin e Android, parashikohet që sanksionet ndaj kompanisë të arrijnë shifrat e 7.4 miliard dollarëve ose 10 % të të ardhurave globale nëse Google humbet çështjen. Këto sanksione do të detyronin kompaninë gjithashtu të ndryshonte praktikat e saj të biznesit.

Sipas Vestager, kompanitë e mëdha si Google nuk duhet të mbrohen duke mbajtur peng inovacionin. “Pikërisht për këtë jemi duke shqyrtuar me hollësi kontratat e Google me prodhuesit e telefonëve dhe operatorët që shfrytëzojnë sistemin operativ Android,” u shpreh ajo gjatë konference organizuar nga Autoriteti Europian i Konkurrencës.

“Problemi ynë qëndron tek fakti se duke kërkuar nga prodhuesit dhe operatorët të integrojnë një set të caktuar aplikacionesh të gjigandit të motorit të kërkimit në Android duke mos i lënë të vendosin vetë, Google mund të jetë bërë pengesë për hyrjen e aplikacioneve të reja.”

Komisionerja Europiane shprehu shqetësim edhe për mundësinë që Google të ketë penguar prodhuesit dhe operatorët nga ndërtimi dhe zhvillimi i versioneve të modifikuara konkurrente të Android. (CiO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>