Technology

Shefi i BE-së për dixhitalizimin kërkon nga ligjvënësit Evropian të zbusin qëndrimin ndaj të drejtave të autorit

Jul 16 2018
0 Shpërndarje
Komentet e Ansip vinë pak ditë pas Parlamenti Evropian rrëzoi propozimin e parë për të drejtat e autoriteti duke i cilësuar të ashpra. Shefi i BE-së për dixhitalizimin kërkon nga ligjvënësit Evropian të zbusin qëndrimin ndaj të drejtave të autorit

Shefi i dixhitalizimit pranë Bashkimit Evropian Andrus Ansip mbajti qëndrimin e tij ditën e Premte ku u kërkoi ligjvënësve Evropian të tregohen më pak të ashpër me reformat e të drejtave të autorit të cilat do të detyrojnë gjigandët e teknologjisë të ndajnë të ardhurat me publikuesit, transmetuesit dhe artistët.

Ansip, i cili më parë kishte dërguar pranë Komisionit Evropian propozime për këtë çështje, tha se ndryshimet janë të domosdoshme për të mbrojtur trashëgiminë kulturore të Evropës.

Autoritetet rregullatore i tremben publikimit në mënyrë të jashtëligjshme të punëve origjinale në platformat si Google, Youtube apo Dailymotion.

Komentet e Ansip vinë pak ditë pas Parlamenti Evropian rrëzoi propozimin e parë për të drejtat e autorëve duke i cilësuar të ashpra.

Ligjvënësit do të votojnë propozimet e reja më 12 Shtator përpara se të nisin bisedimet me 28 vendet anëtare.

Koha po mbaron ashtu si edhe mandati i Komisionit Evropian në Nëntor të vitit të ardhshëm.

Ndërsa propozimet e Komisionit kanë në shënjestër platformat e mëdha online, parlamenti ka zgjeruar spektrin e reformave për tu dhënë më shumë fuqi industrive kreative të Evropës. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>