Mobile

Shefi juaj urren Angry Birds

May 17 2012
0 Shpërndarje
Shefi juaj urren Angry Birds

Lojëra e njohur nga kompania Rovio, Angry Birds është renditur në krye të aplikacioneve më të padëshiruara nga ndërmarrjet. Ky aplikacion ka qenë më i padëshiruari nga menaxherët ekzekutiv të ndërmarrjeve që ishin pjesëmarrëse në hulumtimin e realizuar nga kompania Zenprise.

Pos Angry Birds në listën e aplikacioneve më të bllokuara në shërbimin Zencloud MDM nga menaxherët e ndërmarrjeve të kompanive ishin edhe Facebook, Google Play, Dropbox, YouTube dhe Skype. Në fakt aplikacioni për komunikim, Skype ishte në krye të listës së aplikacioneve më të lejuara për punonjësit nëpër ndërmarrje, duke e bërë atë pjesë të aplikacioneve edhe më të lejuara edhe më të bllokuara të kompanive.

Sipas Zenprise kompanitë janë më aktive në bllokimin e aplikacioneve së fundmi. Në krahasim me çerekun e parë të këtij viti kompanitë kanë bllokuar trefish më shumë aplikacione në tentim për të shmangur komprometimin e sigurisë së kompanisë duke bllokuar aplikacione si Dropbox, Evernote dhe Cydia.

Pos hulumtimit për aplikacionet e bllokuara, Zenprise ka publikuar edhe një raport për celularët mobil që kanë përdorur shërbimin e tyre Zencloud MDM. Sipas rezultateve të këtij hulumtimi, celularët Windows Mobile kanë shënuar një ngritje nga 13% në 22% të të gjitha pajisjeve mobile që janë qasur në Zencloud MDM, derisa Android ka pasur një pjesëmarrje prej 26%. Në çerekun e parë Android ishte në 35%, derisa iOS i Apple vazhdon të mbetet në 52%. Këto hulumtime kanë përfshirë vetëm tregun e Amerikës Veriore. /CIO.al/

Lajmet e fundit>