Karriere

Shefi i ri i Intel ka shumë punë dhe sfida përpara

May 4 2013
0 Shpërndarje
Shefi i ri i Intel ka shumë punë dhe sfida përpara

IntelShefi i ri ekzekutiv i Intel Brian M.Krzanich, i vendosur nga bordi këtë javë do ti duhet ta drejtojë kompaninë drejt një vizioni të ri transformues për të qenë lider në industrinë e kompjuterit.

Krijuesi më i madh në botë i çipeve përballet me sfida të mëdha për shkak të rënies së shitjeve të kompjuterëve dhe për shkak të rrugës së dobët drejt smartfonëve. Shumica e smartfonëve dhe tabletëve përdorin teknologjinë e bazuar në ARM, dhe si rezultat hapësira që zë Intel në shitjet e CPU ka rënë dramatikisht vitet e fundit.

Kompania vlerësoi 13 miliardë kapital shpenzime këtë vit edhe do të ndërtojë një fabrikë 5 miliardë $ në Arizona që do të krijojë gjeneratën e re të 14 nanometër Cip.

Fabrika është pjesa më e duhur ku Krzanich njeh më mirë. Ai filloj tek Intel në 1982 si një inxhinier procesorësh dhe e drejtoi prodhimin e kompanive përpara se të bëhej oficer operimesh. Me zgjedhjen e Krzanich,

Intel po mbështet strategjinë e mëparshme. Ai më mirë se kushdo e di se Intel-it do ti duhet të shesë procesorë për të justifikuar investimet e mëdha në fabrika. Siç ka thënë edhe ai vetë: “gjëja më e shtrenjtë në këtë planet është një fabrikë gjysmë boshe.” (CIO Albanian)

Tags >

intel
Lajmet e fundit>