Microsoft

Shefi i ri ekzekutiv i Microsoft-it mund të përzgjidhet javën e ardhshme

Jan 31 2014
0 Shpërndarje
Shefi i ri ekzekutiv i Microsoft-it mund të përzgjidhet javën e ardhshme

BuildingMicrosoft mund të zbulojë më në fund shefin e ardhshëm ekzekutiv të kompanisë. Është përfolur shumë çështja e përzgjedhjes së një shefi të ri ekzekutiv për Microsoft që prej momentit kur CEO aktual i kompanisë, Steve Ballmer njoftoi për largimin e tij.

Tashmë është publikuar një artikull nga Recode ku diskutohet për përfundimin e këtij proçesi. Sipas disa burimeve të brendshme të Microsoft-it rezulton se bordi do të emërojë kandidatin e përzgjedhur javën e ardhshme dhe ka shumë mundësi që ky të jetë Satya Mandella.

Nadella aktualisht është zv.President i grupit Microsoft Cloud and Enterprise dhe po konsiderohet si kandidati i duhur duke qenë se gjatë gjithë karrierës së tij ka qenë prezent në Microsoft dhe është familjarizuar me kompaninë. Ai disponon gjithashtu aftësitë e nevojshme teknike për të drejtuar gjigandin e softuerëve.

Nadella është klasifikuar si kandidati i duhur edhe nga punonjësit e Microsoft-it të cilët kanë plotësuar një anketë të publikuar së fundmi nga Swisher. Pjesa më e madhe e tyre janë të mendimit se Microsoft është kompani tepër komplekse për t’u drejtuar nga një i jashtëm. Punonjësit presin që bordi të zgjedhë një shef ekzekutiv që mund të sjellë sa më shumë progres për kompaninë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>