Karriere

Shefi i ri ekzekutiv i BlackBerry-t, John s. Chen: Kompania do të rezistojë

Nov 12 2013
0 Shpërndarje
Shefi i ri ekzekutiv i BlackBerry-t, John s. Chen: Kompania do të rezistojë

A sign is seen at the Blackberry campus in WaterlooBlackBerry, ka arritur një kontratë shitjeje me kompaninë Fairfax Financial dhe si pasojë e marrëveshjes edhe drejtuesit ekzekutivë te kompanisë kanë pësuar ndryshime. Ish – shefi ekzekutiv i BlackBerry Thorsten Heins zëvendësohet nga John s. Chen.

Mesazhi i parë i John, deklaron qartë se BlackBerry do të rezistojë. “BlackBerry është një kompani ikonë. Unë nuk dua që të shitet me një çmim të ulët. Dua të qëndrojë në Kanada. Kompanitë kanë kohërat e veta të vështira. Me strategjinë e duhur financiare, me strategjinë e duhur të biznesit , me grupin e duhur të punës dhe me mbështetjen që ka BlackBerry në gjithë botën ne mund të arrijmë ti krijojmë kompanisë vlerën që meriton. ”

Komuniteti i CrackBerry ka intervistuar shefin e ri të ekzekutivit të Blackberry. Më poshtë po bëjmë një përmbledhje të bisedës: Edhe pse shefi i ri i BlackBerry, edhe pse me shumë detyrime, John deklaron se është një lexues i rregullt Crackberry.com. Ai në fakt është një përdorues i rregullt i pajisjeve mobile. John deklaron se ka pas pajisje mobile që në momentin e krijimit të tyre, dhe mbi të gjitha ai ka qenë prej vitesh (aq sa nuk i mban mend) një përdorues i Blackberry-t. Gjatë punës së tij të mëparshme i është dashur të analizojë shumë pajisje teknologjike mobile dhe shumë sisteme shfrytëzimi, prandaj ai vjen me një sfond të mirë njohurish teknologjike mobile.

John deklaron se : “Si një drejtues ekzekutiv ‘i përkohshëm’ i sapovendosur, kam nevojë të njohë grupin e punës edhe të menaxhimit, të krijojë strategjinë time të biznesit dhe më pas të mund ta organizojë punën. Puna ime është të gjejë dhe krijojë strategjitë e biznesit qoftë ato imediate e qoftë ato afatgjata. Unë do të doja të lidhesha me konsumatorët, të lidhem me partnerët strategjikë, me njerëzit që do të më duhet të bëj biznes, ta shpërndaj dhe të mendojë për metoda të hyrjes fuqishëm në treg.”

Kur John u pyet mbi elementin “kyç” që ai është në kërkim për ta zbuluar dhe që sipas tij do të sjell ndryshim, përgjigja e tij ishte: “Jam në kërkim të një personi softueri”.

Ai tha se është në kërkim të dikujt që e kupton shumë mirë logjikën dhe funksionimin e shërbimeve në të gjitha aspektet. “Dua një person që të më ndihmojë të arrij tek sa më shumë njerëz. Edhe pse e kuptojë rëndësinë e softuerit dhe ndikimin që mund të ketë ai në treg, mendojë se BlackBerry nuk mund të mendohet i ndarë nga pajisja fizike. Kam 24 orë në punë dhe mendoj se para se të bëj deklarata të nxituara duhet të përcaktojmë arsyen se pse besojmë që BlackBerry duhet të qëndrojë akoma në treg. Jam shumë i qartë në këtë pikë, njerëzit më pyesin nëse do të qëndrojmë në biznesin e pajisjeve, më duket një pyetje absurde deri diku, duke menduar se të ardhurat vijnë nga pajisjet fizike.” tha John. Shefi i ri i Blackberry-t deklaron se nuk hyn shpesh nëpër rrjete sociale, për faktin se nuk ka shumë kohë dhe gjithashtu sepse ai nuk do që thëniet e tij mund të ngatërrohen jashtë kontekstit që ai ka dashur ti thotë. Aktualisht ai thotë se është duke kërkuar për pajisje të duhura BlackBerry për përdorim personal.

Si përfundim ai i dërgoi një mesazh komunitetit të Crackberry.com “ Unë besoj se besnikëria është atributi kryesor i një njeriu, miqtë dhe komuniteti juaj që është besnik ndaj meje meritojnë më të mirën. Unë jam tipi i personit besnik dhe do bëj gjithçka për ta mbajtur këtë besim. Do të doja që të ishit të kuptueshëm dhe të durueshëm pasi drejtimi i një kompanie ka peshën e vet.” (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>