Business & Management

Shefi i HP Labs flet për trendet e 30 viteve të ardhshme

Sep 30 2016
0 Shpërndarje
Shefi i HP Labs flet për trendet e 30 viteve të ardhshme

shane-wall-930x698HP Labs mbushi 50 vite dhe në nder të shpikjeve të realizuara përgjatë pesë dekadave, kompania mbajti një eveniment ku foli për të këndvështrimin e saj mbi të ardhmen.Shane Wall, shefi i HP Labs foli për katër trendet të cilat do të marrin frerët e teknologjisë në 30 vitet e ardhshme.

Besoj se në të ardhmen e afërt teknologjia do të transformojë çdo gjë madje edhe mënyrën tonë të të veshurit.

Trendi i parë është urbanizimi. Brenda 2030-tës do të numërojmë të paktën 41 megaqytete me mbi 10 milion banorë. Në 2040-tën do të jenë 50 të tillë e shumica prej tyre në Kinë, Indi dhe Afrikë. Kjo do të thotë se produktet do të ndërtohen rreth këtyre zonave demografike.

Trendi i dytë është ndryshimi demografik. Wall tha se 97% e rritjes së popullsisë botërore vjen nga tregjet në zhvillim. Popullsia do të fillojë të plaket.

Trendi i tretë është hiper globalizimi. Rritja e Kinës, Indisë dhe Afrikës do të thotë se brenda 2025-ës gjysma e kompanive në listën e Fortune 500 nuk do ti përkasin SHBA-ve.

Trendi i katërt do të jetë inovacioni i lartë. Telefonët nuk do të jenë 10 herë më të fuqishëm sesa një dekadë më parë. Do jenë miliarda herë më të fuqishëm.

Sa i përket HP-së Wall foli për katër sektorë ku kompania do të përqendrojë përpjekjet: Transformimi 3D, Interneti i Gjërave, Microfluidikët dhe Hipermobiliteti. (CIO Albanian)

Tags >

HP
Lajmet e fundit>