Karriere

Shefi i BBM largohet nga BlackBerry

Feb 11 2014
0 Shpërndarje
Shefi i BBM largohet nga BlackBerry

Espanol-BBM_610x458BlackBerry Messenger ka qenë një ndër veçoritë më të mira në smartfonët BlackBerry. Të hënën u lajmërua që shefi i këtij shërbimi dhe njëkohësisht, zëvendës presidenti ekzekutiv i BlackBerry-t, do të largohet nga kompania. Andrew Bocking është konsideruar si një person vërtet i përshtatshëm për vendin që ka, dhe konfirmimi i lajmit nga zëdhënësit e BlackBerry-t e shtojnë Bocking në listën e largimeve të ekzekutivëve të kompanive të mëdha.

Shërbimi BlackBerry Messenger ka qenë gjithmonë diçka e veçantë në BlackBerry, ndryshe nga shërbimet e tjera që nuk kishin shumë për të treguar. Kur u lançua edhe për Android dhe për iOS, shënoi një shpërthim të ri interesi për BlackBerry-n, me mbi 10 milion shkarkime brenda 24 orëve të para. Pavarësisht suksesit, edhe BBM i ka pasur disa luhatje, dhe Andrew Bocking ishte fytyra publike për përdoruesit në blogun e kompanisë duke njoftuar çdokënd për çdo të re. Puna e Bocking ka qenë vërtet për t’u vlerësuar dhe largimi i tij është habi për jo pak njerëz.

BlackBerry nuk ka komentuar mbi arsyet e largimit të Bocking, por ka njoftuar vetëm që është vendimi i tij. Menaxhimi dhe drejtimi i shërbimit BBM do i kalojë John Sims, që deri tani drejtonte politikat ndërkombëtare të kompanisë. Fatmirësisht, nuk do të shohim një mbyllje apo ndalim të suportimit të shërbimit, por njësia e BBM do të mbetet e paprekur. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>