Aplikacione

Shefi ekzekutivi i Uber Travis Kalanick mund të largohet nga kompania

Jun 13 2017
0 Shpërndarje
Sipas burimeve të agjencisë, miku më i afërt dhe zëvendës presidenti i Uber Emil Michael është larguar nga kompania. Shefi ekzekutivi i Uber Travis Kalanick mund të largohet nga kompania Photo Source: Reuters

Shefi ekzekutiv i Uber Travis Kalanick mund të largohet nga drejtimi i kompanisë së shërbimit taksi, megjithatë ende nuk është marrë një vendim raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Sipas burimeve të agjencisë, miku më i afërt dhe zëvendës presidenti i Uber Emil Michael është larguar nga kompania.

Gjatë së Dielës në një mbledhje urgjente të bordit, u miratuan një seri rekomandimesh të sugjeruara nga një firmë ligjore të cilat do të adresojnë hetimet e hapura ndaj Uber për kulturën dhe praktikat e saj.

Rekomandimet do të dërgohen tek punonjësit ditën e sotme ndërsa kompanisë pritet të bashkohet një ekzekutiv i profilit të lartë, Wan Ling Martello njëkohësisht anëtar i bordit të Alibaba dhe ekzekutiv i Nestle.

Në përballje me një hetim kriminal nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, mjeti softuerik me të cilin taksistët shmangin taksat lokale të transportit Uber do të përjetonte një shok nëse Kalanick largohet.

Javën e kaluar Uber pushoi 20 anëtarë të stafit pas ankesave për ngacmime seksuale, diskriminim, sjellje jo profesionale nga punonjës të tjerë. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>