Karriere

Shefi ekzekutiv i Motorola Mobility, Dennis Woodside shkon në Dropbox

Feb 13 2014
0 Shpërndarje
Shefi ekzekutiv i Motorola Mobility, Dennis Woodside shkon në Dropbox

2013-05-29d11woodside_large_verge_medium_landscapeMuajin e kaluar Google lajmëroi që ishte duke e shitur Motorola Mobility-n për Lenovo-n dhe ndryshimit të paevitueshëm ekzekutiv është duke iu afruar koha. Sipas Wall Street Journal, Dennis Woodside, i cili u bë CEO i Motorola Mobility kur Google e kishte blerë kompaninë, ka shkuar në Dropbox duke u bërë si zyrtar i lartë operativ i kompanisë.

Woodside tashmë kishte pasur një pozitë ekzekutive në Google për vite përpara se ta merrte punën e Motorola-s dhe ka bërë një përshtypje të tillë saqë Tim Cook nga Apple kishte provuar që ta punësonte atë.

Sidoqoftë, megjithëse kishte bërë mbikëqyrjen e telefonëve si Moto X, Woodside nuk ishte në gjendje që të ndihmonte biznesin mobil të Motorola-s, që dërgoi në shitjen e Lenovo-s.

Sipas raportit të Journal, Woodside do të fillojë të bëjë mbikëqyrjen e rritjes së biznesit të Dropbox, që stafi menaxhues i tanishëm është raportuar me mungesë të përvojë së lartë të cilën mund ta posedojë një person i kalibrit të Woodside. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>