Business & Management

Shefi ekzekutiv i BlackBerry akuzon Apple se shqetësohet për reputacionin më shumë sesa privatësinë

Dec 24 2015
0 Shpërndarje
Shefi ekzekutiv i BlackBerry akuzon Apple se shqetësohet për reputacionin më shumë sesa privatësinë

blackberry-pick-640x427Shefi ekzekutiv i BlackBerry John Chen akuzoi Apple se shqetësohet për reputacionin e saj si kompani më shumë sesa për të mirën e përgjithshme të konsumatorëve dhe qytetarëve.

Kjo akuzë vjen në kuadër të përplasjeve të fundit mes autoriteve amerikane dhe ekzekutivëve të Apple për ofrimin e aksesit mbi një telefon iPhone me sistem operativ iOS 7.

“Jemi në një gjëndje të mjerueshme ku kompanitë vendosin interesin e tyre mbi të mirën e përbashkët. Tek BlackBerry ne e kuptojmë më mirë se kushdo tjetër rëndësinë e privatësisë në suksesin e produkteve. Megjithatë privatësia e kriminelëve tek BlackBerry nuk vlen aspak,” u shpreh Chen në një postim në blog.

Nga ana tjetër Apple argumenton se ofrimi i informacioneve për çështje kriminale do të cënonte besimin e konsumatorëve njëkohësisht edhe markën e kompanisë. Sipas Apple, ky dëmtim reputacioni mund të rezultojë me një impakt afatgjatë ekonomik të pallogaritshëm.

Shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook nuk kishte pranuar të linte “backdoor” të hapur në iOS 8 dhe 9 por jo në versionet e vjetra si iOS 7.

John Chen i BlackBerry me këtë qëndrim nuk la të hapur një opsion për implementimin e “backdoor”-ëve qeveritarë në BlackBerry 10. Ai tha se rasti i qeverisë Pakistaneze dhe largimi nga ky shtet i BlackBerry shërben si arsye e mjaftueshme për të argumentuar përkushtimin e kompanisë kanadeze ndaj sigurisë dhe privatësisë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>