Mobile

SHBA, smartfonët më të parapëlqyer se laptopët

Dec 17 2012
0 Shpërndarje
SHBA, smartfonët më të parapëlqyer se laptopët

Sipas një studimi për 1,800 përdorues të moshës 18-30 vjeç në 18 shtete, në SHBA etj, smartfonët janë më të rëndësishëm për adoleshentët e rinj se sa laptopët, desktopët ose tabletët. Laptopi ishte ende më i pëlqyer se sa smartfoni nga Gjenerata Y e përdoruesve që ndodhen në 14 shtete të tjera, që po ashtu kanë qenë pjesë e studimit.

Hulumtimi online për studentët e universitetit dhe punëtorët mes moshave 18 dhe 30 vjeçare ishte kryer nga një njësi hulumtuese brenda Ciscos, zakonisht me vetëm një dallim të vogël. Është studimi i tretë vjetor nga njësia dhe i pazakonshëm sepse madhësia e mostrës është aq e madhe.

Laptopët parapëlqeheshin nga 37 për qind e të përgjigjurve në 18 shtetet në të cilat është bërë anketimi, derisa smartfonët ishin parapëlqyer nga 32 për qind, desktopët nga 16 për qind dhe tabletët nga 11 për qind.

Rezultatet ishin bazuar në pyetjen: nëse do të kishin që të zgjidhni njërën nga pajisjet për të poseduar, cila do të ishte? Studimi tregoi se sa i dashur është bërë smartfoni nga anëtarët e Gjeneratës Y: 90 për qind thanë që ata i kontrollojnë smartfonët e tyre përpara shkollës ose punës ,shpesh përpara se të largohen nga shtrati.

“Smartfoni duket të jetë duke evoluar përtej statusit të mjetit,”- tha Neil Wu Becker, i cili është drejtor i hulumtimit global në Cisco. “Është më tepër se një shtojcë që kënaq dëshirën tonë për të qëndruar të lidhur dhe për të kontribuuar në ndjenjën tonë për të qenë mirë.” Becker tha që erdhi si befasi që 71 për qind e atyre të anketuarve rregullisht përdorin më pak se 10 aplikacione, shumica për lojëra dhe argëtim.

Parapëlqimi për një smartfon ndaj të gjitha pajisjeve të tjera ishte më i fuqishëm në Korenë Jugore, ku 54 për qind e atyre që janë përgjigjur parapëlqenin smartfonin. Për krahasim, 29 për qind e adoleshentëve nga Korea Jugore parapëlqenin një sistem desktop, 11 për qind një tablet dhe vetëm 4 për qind një laptop.

Smartfoni ishte parapëlqyer nga 41 për qind e atyre që u përgjigjën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në krahasim me 39 për qind të cilët i pëlqyen laptopët më tepër, 9 për qind parapëlqyen desktopët dhe 5 për qind e listuan një tablet.

Përdoruesit e Gjeneratës Y në Japoni po ashtu parapëlqenin smartfonin ndaj laptopit, por pëlqimi më i lartë , 40 për qind, ishte për desktop. Meksiko parapëlqeu smartfonët ndaj laptopëve me 43 për qind ndaj 30 për qindëshit. Smartfonët nuk janë më të parapëlqyerit për të gjithë, tregoi studimi.

Mbështetja më e madhe për laptopët si pajisjen më të pëlqyer erdhi nga Polonia. Studimi tregoi që 65 për qind e të përgjigjurve e parapëlqyen më tepër laptopin, ndërsa vetëm 11 për qind e pëlqyen smartfonin. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>