Business & Management

SHBA mund bjerë poshtë Kinës për shpenzimet R&D në vitin 2013

Jan 15 2013
0 Shpërndarje
SHBA mund bjerë poshtë Kinës për shpenzimet R&D në vitin 2013

DollarNjë studim i ri i publikuar kohët e fundit raporton se Amerika mund të humbasë epërsinë e saj në fushën e kërkimit dhe zhvillimit (R&D – Research and Development) në vitin 2013.

Nëse shpenzimet e qeverisë për R&D vazhdojnë ose të bien ose të qendrojnë të pandyshuara, Kina mund ta parakalojë SHBA-në në kërkim dhe zhvillim brenda rreth 10 viteve.

Aktualisht, SHBA është lider në botë përsa i përket këtyre shpenzimeve, ndërkohë që deri tani parashikohet që investimet qeveritare dhe ato private të arrijnë një vlerë totale prej 424 miliardë $ gjatë këtij viti, duke shënuar një rritje 1.2% krahasuar me vitin 2012.

Nga ana tjetër, shpenzimet totale të Kinës lidhur me R&D, priten të arrijnë 220 miliardë $ këtë vit.

Faktikisht, kjo shifër është sa gjysma e asaj që shpenzohet në SHBA, por realisht përbën një rritje prej 11.6% nga viti 2012. Sipas analizës së bërë nga Battelle, organizatë mbi kërkimin dhe zhvillimin në teknologji, pasqyrohet se Kina ka rritur shpenzimet në këtë sektor me të njëjtën përqindje gjatë viteve të fundit.

Një pjesë e konsiderueshme e R&D në SHBA financohet nga vetë qeveria, e cila këtë vit pritet ta ulë shifrën e investimit me 1.4% duke shkuar kështu në 129 miliardë $.

Kjo vlerësohet si diçka tepër e rëndësishme, pasi qeveria financion kërkime themelore, projekte që mund të kërkojnë shumë vite para se të shfaqin rezultatet, por që nga ana tjetër rritin punëzënien dhe hapin shtigjet për industri të reja.

Edhe India është një vend që po investon fort në R&D, duke rritur financimet 12%, që do të thotë 45 milionë $. (CIO Albanian)

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>