Mobile

Sharp kalon në tregje ndërkombëtare

May 20 2011
0 Shpërndarje
Sharp kalon në tregje ndërkombëtare

altKompania Sharp është duke përgatitur të lançoj celularin e saj të ri të mençur, Aquos, që do të jetë i pranishëm në mbarë tregun global.

Më herët gjatë këtij muaji, Sharp lançoi tre versione të Aquos Phone në Japoni. Që të tre punojnë në sistemin Android.

Njëri nga celularët ka dizajn inovativ që përfshin një kamera 16 megapikselësh, një ekran për përmbajtje 3D, dhe një tjuner digjital për TV mobile.

Dy të tjerët kanë ekrane të mëdha që zënë tërë pjesën e përparmë të pajisjes – një ekran 3.7 inç në njërin dhe një ekran 4.2 inç në celularin tjetër.

Ata përfshijnë disa veti tjera si HDMI konektor në celularë që mundëson lidhje me televizione të definicionit të lartë, dhe përkrahim DLNA rrjete standarde që do të thotë janë në gjendje të shfaqin përmbajtje nga pajisje tjera HDMI si kompjuterët apo pajisjet për të luajtur disqet Blu-ray.

Sharp dominon tregun japonez të celularëve, por, jashtë Japonisë ka patur sukses të kufizuar, dhe njihet më shumë për televizorët dhe produktet tjera elektronike.

Sharp nuk ka dhënë shumë detaje për shtetet apo datat ku planifikon të lançoj modeli jo-japonez, pos që ka deklaruar se do të jetë i gatshëm në Kina. Megjithatë një nga zëdhënëset ka deklaruar që kompani ka në plan të lançoj celularët në tregje në mbarë botën.

Lajmet e fundit>