Business & Management

Sharp, furnizuesi i Apple, do të punojë edhe me Samsung në përpjekjen për mbijetesë

May 14 2013
0 Shpërndarje
Sharp, furnizuesi i Apple, do të punojë edhe me Samsung në përpjekjen për mbijetesë

A sign hangs in the Sharp booth on the first day of the Consumer Electronics Show in Las VegasKompania japoneze e ekraneve Sharp, njëkohësisht i njohur edhe si furnizues i Apple, do të bashkëpunojë edhe me Samsung-un, në përpjekje për të rritur shitjet. Kjo marrëveshje është pjesë e planit tre vjeçar për të shpëtuar nga falimentimi.

Plani i biznesit, i cili do të fillojë zbatimin gjatë kësaj jave, do të financohet sërish me borxhe. Në muajin shtator do të hidhen në qarkullim 2 miliardë $ në bono të konvertueshme.

Vitin e kaluar kompania u shpëtua nga kreditë e emergjencës nga Mizuho Financial Group, Mitsubishi Financial Group etj., të cilat arritën shifrën e 360 miliardë Yen (afërsisht 3.64 miliardë $). Për të siguruar kreditë, kompanisë iu desh të vendoste kolateral zyrat dhe fabrikat në Japoni, përfshi edhe njerën që prodhon ekrane për iPad-in e Apple si dhe për iPhone 5.

Një nga elementet kyç që sfidon Sharp-in është të arrijë t’i mbajë me punë fabrikat e tij. Ato duhet të realizojnë fitime të mjaftueshme për të kënaqur kreditorët, edhe pse biznesi i prodhimit të ekranev për iPad dhe iPhone duket se po rritet shumë ngadalë.

Në muajin mars, Sharp nënshkroi një marrëveshje me Samsung Electronics, kontratë e cila parashikonte bashkëpunimin mes dy kompanive. Tashmë, japonezët e Sharp-it do të furnizojnë së shpejti me një sasi fillimisht të vogël, gjigandin e telefonëve celularë. (CIO Albanian)

Tags >

sharp
Lajmet e fundit>