Business & Management

Sharp do të shkurtojë 2000 vende pune në Japoni

Aug 29 2012
0 Shpërndarje
Sharp do të shkurtojë 2000 vende pune në Japoni

Kompania japoneze e televizorëve dhe ekraneve LCD deklaroi se do të shkurtojë 2000 vende pune brenda vendit, pra rreth 6% të forcës së saj punëtore (në Japoni). Kjo do të jetë pjesë e përpjekjeve për ristrukturimin e kompanisë.

Kompania deklaroi gjithashtu se reduktimi i stafit do të paraqitet si një program ku punonjësit që do të dalin në pension së shpejti mund të largohen vullnetarisht, gjatë dy javëve të para të nëntorit.

Sharp është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë për panelet që përdoren në ekranet e sheshta të televizorëve. Kohët e fundit, ndërmarrja ka pësuar humbje të mëdha operative, të cilat po përpiqet t’i mbulojë. Përgjithësisht, humbjet kanë ardhur si rezultat i rënies së shitjeve të paneleve LCD dhe televizorëve.

Për këtë arsye, drejtuesit i shitën në mars të këtij viti 10% të kompanisë Taiwan’s Foxconn Technology Group.

Por aksionet e Sharp-it ranë ndjeshëm pasi u bë publike marrëveshja, duke zbritur në pothuajse gjysmën e vlerës së tyre para nënshkrimit. Menjëherë lindën mosmarrëveshjet me kompaninë taivaneze dhe ende sot vazhdojnë diskutimet në lidhje me këtë çështje.

Sharp ka deklaruar se programi i ‘daljes së parakohshme në pension’ do t’i kushtojë kompanisë rreth 27 miliardë ¥ (340 milionë dollarë amerikanë). Në fillim të këtij muaji, ata u shprehën gjithashtu se presin një humbje fiskale prej 250 miliardë ¥ që nga marsi.

Kompania e bazuar në Osaka ka 30 800 punonjës në Japoni dhe 32 600 jashtë saj. (CIO Albanian)

Tags >

sharp
Lajmet e fundit>