Karriere

Shane Robinson i HP del në pension

Oct 21 2011
0 Shpërndarje
Shane Robinson i HP del në pension

HP sipas një deklaratë të lëshuar ditën e enjte konfirmoi se, Shane Robinson, i cili edhe pse është duke dalë në pension, nuk do të zëvendësohet. Robinson ka punuar përgjatë 11 viteve në kompani, pozicioni aktual i tij është zv/president ekzekutiv dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv i kompanisë.

Duke u bazuar në profilin e tij, sipas faqes së internetit të HP-së, ai njëkohësisht është edhe përgjegjës për aktivitetet e marketingut në mbarë botën e korporatave. Robinson ka punuar edhe për Compaq Computer dhe për AT&T Labs and Apple, ku ai ka dhënë kontributin e vet nëpërmjet punës së tij.

Duke filluar nga 1 nëntori i këtij viti, Robinson do të japë dorëheqjen, nga pozicioni që ka në HP. Në deklaratën për media dhënë nga kompania në fjalë u theksua se: “Robinson ka luajtur një rol të rëndësishëm në shumë prej blerjeve të mëdha dhe në forcimin e investimeve hulumtuese” Por tashmë, HP do të eleminojë rolin e shefit të strategjisë dhe teknologjisë. Pozicioni në fjalë nuk do të ekzistojë më në këtë kompani, kjo për arsye se do të fillojë një risi përpjekjesh për të sjellë strategji të reja, kërkim dhe zhvillim më pranë njësive të veçanta të saj të biznesit. Me këtë ndryshim, mendohet që zhvillimi i kompanisë te ecë me tej dhe më shpejt në këto fusha.

 

Lajmet e fundit>