Harduer

Sensori i ri i Toshiba-s për smartfonë bën rifokusim pas realizimit të fotos

Dec 28 2012
0 Shpërndarje
Sensori i ri i Toshiba-s për smartfonë bën rifokusim pas realizimit të fotos

Toshiba Dëshironi të bëni rifokusim të fotove që bëni me smartfonin tuaj pasi i realizoni ato?

Ndoshta duhet të prisni deri vitin tjetër, por ajo që ka rëndësi është fakti se Toshiba ka planifikuar tashmë këtë opsion përmes modulit të ri që përfshin një grup prej 500 000 lentesh të vogla.

Të vendosura në një njësi prej 1 cm të hollë, këto lente gjenden mbi pjesën e përparme të sensorit të kamerës, e cila mund të kapë imazhe të ndryshme nga secila vendndodhje e lenteve.

Të gjitha këto foto kombinohen në një “foto përfundimtare” përmes softuerit të zhvilluar nga Toshiba.

Mesa duket, kamera do të jetë në gjendje të masë edhe distancën mes objekteve, e ngjashme me mënyrën se si kapen imazhet 3DTOshiba cam, ndërkohë që përdoruesi do të ketë mundësi të kalojë fokusin nga një detaj afër tij në një tjetër larg tij, madje edhe të krijojë imazhe që janë në fokus gjatë gjithë kohës. 

Toshiba shprehet se moduli do të mund të kapë video me një kënd të ngjashëm me atë të drejtimit të fokusit, diçka që as Lytro nuk e ka arritur dot ta zhvillojë deri më sot.

Sensori është ende në zhvillim e sipër, por kompania planifikon ta nxjerrë në shitje para përfundimit të 2013-s.

Toshiba po përpiqet të rreshtohet krahas prodhuesve më të mirë të smartfonëve dhe tabletëve, veçanërisht jashtë Japonisë. (CIO Albanian)

Tags >

toshiba
Lajmet e fundit>