Technology

Senatori Amerikan Warner thotë se shqetësimet për humbjen e vendeve të punës nga teknologjia janë të vërteta

May 31 2017
0 Shpërndarje
Këto deklarate senatori i bëri gjatë një Samiti të mbajtur në San Francisco për idetë dhe inovacionet e reja. Senatori Amerikan Warner thotë se shqetësimet për humbjen e vendeve të punës nga teknologjia janë të vërteta

“Kjo është sfida e kohërave tona,” deklaroi senatori Amerikan Mark Warner kur u pyet për avancimin teknologjik dhe humbjet e vendeve të punës.

“Ka shumë gjëra që po shkojnë siç duhet. Pasiguria ekonomike nuk do të largohet,” vijoi Ai.

Këto deklarate senatori i bëri gjatë një Samiti të mbajtur në San Francisco për idetë dhe inovacionet e reja. Ai adresoi një grup të rinjsh, politikanësh progresistë dhe liderash biznesi gjatë fjalimi të tij.

Ai kritikoi ashpër dy qasje mjaft popullore për ankthin ekonomik të vendit: E para e cila mbrohet edhe nga Donald Trump është rikthimi në epokën apokrifike dhe atë të qetësisë ndërsa e dyta dhe e preferuara e shumë demokratëve progresistë është stili i shpërndarjes së pasurisë aplikuar që nga 1930-ta.

“Si një komb Amerika është e ndarë në dy ekonomi të ndryshme. Në San Francisco papunësia është vetëm 2.7% në në mbarë vendin në 19%,” tha senatori.

Senatori Warner ishte skeptik lidhur me përfitimet social që mund të sjell një punë e stilit të Uber apo TaskRabbit. Ai tha se gjigandët e luginës së silikonit kanë për detyrë të krijojnë vende të vërteta pune. /PCWorld Albanian

 

 

Lajmet e fundit>