Slider

Sektori i informatikës i pari në listën e aplikimit për patenta

Dec 21 2012
0 Shpërndarje
Sektori i informatikës i pari në listën e aplikimit për patenta

patentaTeknologjia e kompjuterëve ka aplikuar për më tepër patenta se çdo sektor tjetër i industrisë.

Të dhënat vlerësohen globale dhe vijnë nga World Intellectual Property Organization.

Kjo tregon se regjistrimet e të drejtave të dizajnit po rriten. Numri i aplikimeve për patenta arriti 2 milionë në të gjithë botën në vitin 2011, u shpreh WIPO në një raport të publikuar të martën.

Përveç kësaj, në raport përmendet fakti se ky numër është rritur në mënyrë të ndjeshme gjatë atij viti. WIPO ka mbledhur të dhëna nga zyrat e patentave dhe ato të zyrtarizimit të markave në të gjithë botën, duke i grupuar ato në bazë të sektorit dhe shtetit.

Aplikimet për patenta në sektorin e teknologjisë arritën kulmin në vitin 2009 (129,952), ndërkohë që kjo shifër ra në vitin 2010 (126,897). Kompani si Samsung, LG, Research in Motion, Panasonic, Sony, Microsoft dhe Foxconn renditen në krye sa i përket patentave lidhur me dizajnimin në elektronikë, ICT dhe softuere.

Apple nga ana tjetër renditej më poshtë në listë, duke numëruar 122 regjistrime në vitin 2011 e duke mbetur prapa Samsung (328), LG (236) dhe Microsoft (182).

Ndërkohë në Kinë, Panasonic renditej i pari me 3,634 aplikime të dërguara për marrjen e të drejtave mbi dizajnin, i ndjekur nga Samsung me 3,335 dhe LG me 2,844 aplikime. (CIO Albanian)

Tags >

patenta
Lajmet e fundit>