Karriere

Sejdi Hoxha zgjidhet Shef Ekzekutiv i Postës së Kosovës

Oct 20 2012
0 Shpërndarje
Sejdi Hoxha zgjidhet Shef Ekzekutiv i Postës së Kosovës

Bordi i Drejtorëve të Postës së Kosovës Sh.A. në mbledhjen e mbajtur më 19.10.2012, unanimisht ka vendosur që Sejdi Hoxha të zgjidhet në postin e Shefit Ekzekutiv të Postës së Kosovës.

“Sipas ligjeve të aplikueshme mbi Ndërmarrjet Publike si dhe konform statusit të këtij institucioni, kjo përzgjedhje është bërë si rezultat i konkursit publik që Posta e Kosovës ka shpallur”.

“Pas një procesi shumë transparent të udhëhequr nga Bordi i Drejtorëve të Postës së Kosovës Sh.A është vendosur që Shefi Ekzekutiv i këtij institucioni të emërohet Sejdi Hoxha”,- thuhet në komunikatën e Postës së Kosovës.

Fillimisht ishin përzgjedhur pesë kandidatë për këtë post në listën e ngushtë. Pas intervistimit të tyre Bordi i Drejtorëve të Postës së Kosovës ka ardhur në përfundim se kandidati që mori më shumë pikë për këtë pozicion është Sejdi Hoxha.

Sejdi Hoxha ka një përvojë pune në menaxhment të lartë konform kritereve të konkursit publik.

Ai ka magjistruar në fushën e Komunikacionit në Universitetin e Prishtinës dhe vijon studimet e doktoraturës në këtë Universitet. (CIO Albanian)

Tags >

ptk
Lajmet e fundit>