Microsoft

Së shpejti për Windows Phone vjen përditësimi i shumëpritur për kompanitë

Feb 24 2014
0 Shpërndarje
Së shpejti për Windows Phone vjen përditësimi i shumëpritur për kompanitë

windows_phone_8-100058720-largeMicrosoft do të ofrojë shumë shpejt një përditësim për sistemin operativ mobile Windows Phone, një përditësim i cili do të sjellë një sërë karakteristikash të reja të zhvilluara posaçërisht për përdoruesit e kompanive. Përditësimi do të vijë në fund të pranverës së këtij viti dhe do të shtojë opsione të reja sigurie, përfshi S/MIME (Secure/Multipurpose Internet Mail Extensions) të enkriptuara dhe me firmë, si dhe hyrjen automatike në VPN në momentin që aksesohen burimet e kompanisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë zv. Presidenti i sektorit të korporatave të Microsoft-it, Joe Belfiore, në Mobile World Congress, i cili sapo ka filluar në Barcelonë.

Po ashtu, do të ketë edhe suport për sistemet Wi-Fi përfshi enkriptimin EAP-TLS (Extensible Authentication Protocol-Transport Layer Security), politika të zgjeruara MDM (mobile device management) si dhe menaxhim certifikatash për të regjistruar, përditësuar dhe lejuar kredencialet për autentikim, tha ai.

Të gjitha këto karakteristika u diskutuan për herë të parë në mes të vitit të kaluar nga Microsoft-i, kështu që priten prej kohësh tashmë nga përdoruesit. Gjithsesi, deri tani nuk e dimë ende se kur do të vijë ekzaktësisht përditësimi.

Belfiore theksoi gjithashtu se “të gjitha pajisjet Windows 8 do të jenë teknikisht të disponueshme” për përditësimin, por për shkak se ato varen nga operatorët telefonikë, mund të ndodhin vonesa në përcjelljen e përditësimit që nga momenti i lançimit të tij. Windows Phone ka ecur kënaqshëm në tregje në zhvillim si dhe në disa vende të Evropës.

Lajmet e fundit>