Mobile

Së shpejti në botë do të ketë më tepër celularë se njerëz

Jul 21 2012
0 Shpërndarje
Së shpejti në botë do të ketë më tepër celularë se njerëz

Sot në botë ka më tepër se 6 miliardë numra të regjistruar. Por sipas Bankës Botërore, shumë shpejt ky numër do të kalojë numrin e popullsisë së botës. Vetëm 10 vjet më parë në botë kishte më pak se 1 miliard numra të regjistruar. Sot 3/4 e popullsisë së botës ka qasje në një telefon celular.

Regjistrimet e reja në vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme u rriten mbi 1500% në 10 vitet që sapo lamë pas, pra nga 4 për 100 banorë në 72 sosh. Mos harroni se në shumë vende të botës është e zakonshme të kesh më tepër se një SIM kartelë.

Edhe pse telefonatat me zë janë më të përdorshme në komunikim, janë porositë ato që e zënë vendin e dytë. Vetëm në 2010 u dërguan 5 trilionë porosi. Tekstet prej 160 karakteresh përbëjnë 80% të të ardhurave të operatorëve mobil. Përkthyer në para kjo do të thotë 106 miliardë dollarë.

Megjithë këto shifra, është e natyrshme të vrasësh mendjen se nga kush dhe kur është përdorimi më i madh i kësaj teknologjie. Është pikërisht brezi i ri që kryeson shitjet në vendet në zhvillim. 29% e popullsisë në vendet me të ardhura të ulta dhe te mesme përbëhet nga fëmijët nën moshën 15 vjeç, krahasuar me 17% që ky interval moshe ze në vendet e zhvilluara.

Raporti i Bankës Botërore nxjerr në pah se vendet në zhvillim po ‘pasurohen’ dhe kjo është arsyeja që konsumatorët arrijnë të përballojnë gjithmonë e më shumë tarifat e celularëve. Ky fakt, siç dëshmohet dhe nga Banka Botërore, i jep mundësi këtyre vendeve për të rritur punësimin dhe ofron mundësi arsimimi.

Poashtu, operatorët dyfishojnë mbulimin e tyre pothuajse çdo 18 muaj, duke u zgjeruar nëpër zonat rurale. Kjo përkthehet në më tepër qasje në internet dhe më shumë shkarkime aplikacionesh. Këto të fundit, i japin më tepër kontroll përdoruesit dhe zhvillojnë ekonominë në tërësi. (CIO Albanian)

Tags >

celularë
Lajmet e fundit>