Aplikacione

Së shpejti, ju mund t’i shkarkoni të gjitha cicërimat nga Twitter

Sep 23 2012
0 Shpërndarje
Së shpejti, ju mund t’i shkarkoni të gjitha cicërimat nga Twitter

Përdoruesit e rrjetit Twitter duhet të jenë në gjendje të shkarkojnë tërë arkivin e cicërimave në fund të vitit, tha gjatë ditës së djeshme pronari i ndërmarrjes Twitter, Dick Costolo.

Gjatë një bisede në konferencën e Asociacionit për Lajme Online në San Françisko, Costolo tha që: Twitter pret që në fund të vitit t’ua ofrojë mundësitë më të dëshiruara, për shkarkim të tërë historisë së tyre të cicërimit.

“Paralajmërimi është ky që kjo është thënie e CEO-s,” e tha me shaka Costolo, “jo e inxhinierit që është duke e ndërtuar këtë. Por është një prioritet që ne absolutisht duam ta kemi në fund të vitit.”

Ky lajm me siguri që do t’i gëzojë shumë përdoruesit e rrjetit Twitter. Por komentet e Costolos për pakënaqësinë në rritje e sipër të zhvilluesve dhe pse Twitter është duke i bërë ndryshimet që i torturojnë ata, munden përfundimisht të jenë më të rëndësishme.

Gjatë javëve të kaluara, shumë zhvillues janë ankuar që shpërnguljet e Twitterit kanë zvogëluar atë që ata mund të bëjnë me aplikacionet e tyre. Kjo pakënaqësi ishte nxitur të enjten nga IFTTT, një shërbim ky që ua lejon përdoruesve krijimin e “recetave” si ricicërim automatik të çdo cicërime nga ndonjë përdorues i caktuar, ose dërgimi i një porosie falënderuese tek ndonjë ndjekës në Twitter, që nuk do të jenë më në gjendje që të ofrojnë shërbimin e vet kyç.

CEO i IFTTT-së, Linden Tibbets, shkroi në një letër për përdoruesit që për shkak të ndryshimeve, do të çaktivizojë mundësinë e përdoruesve për të “shtyrë cicërimet në vendet si e-mail, Evernote dhe Facebook” duke filluar nga 27 shtatori. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>