Business & Management

Satya Nadella: Windows 10 nuk është një sistem operativ por shërbim

Jun 18 2016
0 Shpërndarje
Satya Nadella: Windows 10 nuk është një sistem operativ por shërbim

Screen-Shot-2016-03-30-at-10.47.02-AM-930x525Pas njoftimit surprizë të Microsoft për marrëveshjen 26 miliard dollarëshe të blerjes së rrjetit social profesional Linkedin, shefi ekzekutiv Satya Nadella zgjodhi disa momente për të komunikuar me të gjithë punojësit e ri të kompanisë.

Pasi lavdëroi Linkedin dhe punojësit e kompanisë, Nadella foli për sistemin operativ të Microsoft i cili dominoi për dekada me radhë revolucionin që sollën kompjuterat. Microsoft tani po mendon për një Windows me rol krejtësisht tjetër i cili do të ndryshojë botën e teknologjisë.

“Ne nuk po ndërtojmë një sistem operativ vetëm për një paisje sepse tani kur mendoj për Windows 10-tën, kam në mendje një sistem operativ për të gjitha paisjet,” u shpreh Nadella. “Është një shërbim, kështu e shohim ne. Windows Update është shërbim më i madh që kemi sepse prek 1.5 miliard makineri kompjuterike do ditë dhe objektivi ynë kryesor është të ndryshuarit të konceptit sistem operativ.”

Është më interesant u bë biseda kur zuri vend tema e tranzicionit nga desktopët drejt mobilitetit dhe dështimit të Microsoft në këtë drejtim: “Dhe nuk ka dyshim se e kemi humbur këtë dhe jemi të ndërgjegjshëm. Megjithatë aktualisht kemi pozita të mira në sektorin e sipërmarrjeve sa i përket mobilitetit dhe ky do të jetë edhe objektivi ynë për të ofruar më shumë siguri, menaxhim dhe produktivitet.” (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>