Harduer

Sapphire përgatitet të lansoj Radeon HD 7770

Jun 11 2012
0 Shpërndarje
Sapphire përgatitet të lansoj Radeon HD 7770

Në ditët e sotme, zgjedhja e një kartele të mirë grafike mund të jetë një problem shumë i madh. Nëqoftëse, jeni alergjik ndaj zhurmës së ftohësit, lista juaj papritmas zvogëlohet në një set shumë të vogël ofertash. Sapphire, gjatë këtij viti në konferencë Computex, do të prezantoj një Radeon HD 7770 me ftohës të fuqishëm.

Pllaka duket si një referencë e 7770, por me disa ndryshime. E para ka të bëjë me një shtresë alumini e vendosur në pjesën e përparme të kartelës. E dyta është zhvendosja e video RAM-i prapa pllakës. Ndoshta arritja më mbresëlënëse këtu është fakti se ata menaxhuan të mbanin GPU-në të klokuar totalisht (fully clocked) në 1GHz.

Radeon 7770 është shumë larg për t’u bërë më e mira e AMD-së, megjithatë është një hap i mirë nga grafikët Ivy Bridge për ata që duan të luajnë lojëra më pak intezive si Diablo 3 në kornizë të përshtatshme. Deri tani asnjë datë lëshimi apo ndonjë çmim nuk është shpallur, dhe gjithuashtu duhet përmendur se ju nevojitet një kornizë me një ventilim të mirë dhe të fuqishëm. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>