Aplikacione

SAP vendos të eksperimentojë me HTML5 dhe open source për platformën e aplikacioneve mobile

Oct 28 2013
0 Shpërndarje
SAP vendos të eksperimentojë me HTML5 dhe open source për platformën e aplikacioneve mobile

sapSAP ka vendosur të bazohet më shumë në HTML5 dhe standardet e hapura për produktet me të cilat ndërton aplikacione mobile.

Për të zgjuar interesin e zhvilluesve, ata po adaptojnë konceptin BYOT (bring your own tools – sillni mjetet tuaja). Versioni 3.0 of SAP Mobile Platform, i cili u prezantua javën e kaluar gjatë konferencës Tech Ed në Las Vegas, do të kombinojë së bashku SAP NetWeaver Gateway, Sybase Mobiliser dhe Syclo Agentry për të plotësuar rastet e përdorimit të aplikacioneve mobile, ato aktuale dhe ato në të ardhmen.

Mjetet e mobilitetit të SAP do të suportojnë standardet open source si OSGi, OData dhe Apache Cordova. Po ashtu, do të vihet re edhe përdorimi i gjerë i HTML5, u shpreh SAP. Për sa i përket metodës BYOT, zhvilluesit kanë mundësi të përdorin mjetet që dëshirojnë përkrah atyre që ofron platforma SAP.

Për më tepër, SAP po planifikon të ofrojë edhe një version në cloud të platformës mobile. Versioni në cloud i SAP Mobile App Protection do t’i ndihmojë kompanitë të aplikojnë sigurinë “fine-grained” (dhënia e autorizimeve të veçanta për grupe apo individëe të veçantë) për aplikacionet që operojnë në iOS dhe Android, u shpreh SAP.

Kompania ka përditësuar edhe produktin e vet Mobile Documents, duke shtuar suportin për iPhone dhe Andoroid si dhe ka krijuar një shfletues mobile më të sigurtë. (CIO Albanian)

Tags >

html 5
Lajmet e fundit>