Menaxhim Projektesh

SAP në bisedime për të kaluar më shpejt në cloud

Nov 25 2013
0 Shpërndarje
SAP në bisedime për të kaluar më shpejt në cloud

Logo of German company SAP is pictured at the CeBit computer fair in HanoverGrupi i softuerëve gjermanë për kompani, SAP, u shpreh se është në bisedime për ta shpejtuar lëvizjen e biznesit të vet në cloud, një ndryshim strategjik që mund të ketë një imapakt të vogël në targetin e rritjes së shitjeve për më shumë se 20 milionë €.

Por, një prej shefave ekzekutivë, Jim Hagemann-Snabe, tha se ndryshimi mund të sjellë më tepër shitje kur të afrohet viti 2017. “Për momentin, kalimin në cloud e shohim në vetëm disa tregje të veçanta, si ai amerikano-verior, i cili po rritet me shpejtësi në këtë aspekt.

Për ne është mundësi e madhe të rishikojmë edhe njëherë planin nëse duhet ta përshpetojmë këtë proçes apo jo,” tha ai në një konferencë me investitorët.

“Impakti do të fillojë të vërehet gjatë vitit 2015, por nuk presim të ketë ndonjë impak të dukshëm edhe për disa vite. Mendoj se nëse do ta krijojmë këtë mundësi, do të ishte një shans i mirë për kompaninë,” shtoi ai.

Përveç SAP, edhe rivalë të tjerë si IBM apo Oracle, po përpiqen që të plotësojnë kërkesën në rritje për cloud computing, e cila i mundëson klientëve të reduktojnë kostot duke mos përdorur më serverë lokalë por qendra të dhënash në distancë. (CIO Albanian)

Tags >

SAP
Lajmet e fundit>