Aplikacione

SAP lidh Analytics me Google Maps dhe Earth

Jul 28 2011
0 Shpërndarje
SAP lidh Analytics me Google Maps dhe Earth

Kompania e softuerëve për menaxhim biznesi, SAP është duke planifikuar të lidh softuerin e saj me softuerin e Google Maps dhe Google Earth, duke u mundësuar përdoruesve më shumë informata për të dhënat biznesore nga lokacione të ndryshme anembanë botës.

Për shembull, një bankë mund të zbuloj se cilat regjione janë më të trazuarat në tregun e shtëpive duke gjetur të dhëna më të hollësishme për lokacionet e kredi-marrësve në hartë, deklarojnë nga SAP.

SAP ka bërë partneritete të ndryshme si me Centigon Solutions që tashmë ka integrim me Google Maps, dhe në anën tjetër Google ka ofruar versione komerciale të API-ve të shërbimit Maps për një kohë.

Avantazhi i kësaj marrëveshjeje të re është që SAP ka lidhur një pakt me Google për përdorimin e 12 API-ve të tyre që do tu jap konsumatorëve qasje të thellë në funksionet e hartave si Street View, dhe do tu lejoj atyre të ndërtojnë versione të ndryshme të këtyre aplikacioneve.

Paraqitja e parë e këtyre shtesave pritet të dal me versionin e ri të Business Objects 4.1. Gjithashtu edhe versionet e vjetra si Business Objects XI 3.1 do të funksionojnë me këto API.

Përderisa njoftimi i të mërkurës fokusohet në analytics, konsumatorët mund të presin edhe produkte tjera të SAP, si softuer CRM që gjithashtu do të përdor API-të e Google Maps.

Marrëveshja e SAP me Google ka një kohëzgjatje prej tri vite e gjysmë.

Lajmet e fundit>