Investim

SAP edhe Ericsson bashkojnë forcat për shërbimet M2M

Feb 26 2013
0 Shpërndarje
SAP edhe Ericsson bashkojnë forcat për shërbimet M2M

sap_ericssonEricsson dhe SAP do të bashkohen bashkë për të tregtuar produkte edhe shërbime të bazuara në re(cloud), Machine-to-machine, kompanive nëpërmjet operatorëve përreth botës.

Tregu i M2M është shumë i fragmentuar, duke u bërë një sfid për çdo kompani që do të futet në këtë hapësirë. Për t’iu adresuar operatorëve, ofruesit e pajisjeve të telekomit me ofruesit e kompanive janë duke bashkuar forcat në konfigurime të ndryshme për ti thjeshtësuar hapjen e shërbimit.

Qëllimi i kontratës midis SAP edhe Ericsson është ta bëj më të lehtë për operatorët të ofrojnë kompanive shërbime M2M të bazuara në cloud duke përdorur platformën HANA të SAP dhe platformën e lidhjes së pajisjeve të Ericsson, edhe platformën e mundësimit të shërimit të Ericsson.

Të dyja kompanitë janë duke diskutuar modelet me operatorët, por nuk dhanë ndonjë detaj se kur shërbimet e para do të fillojnë të mundësohen edhe sa do të kushtojnë.

Platforma e Ericsson-it është përdorur nga operatorët si 3UK, Megafon, Swisscom edhe TeliaSoner. Avantazhi i kalimit të shërbimeve M2M në re(cloud) janë të njëjta si shërbimet e tjera të bazuara në re; investime të ulta me kohë të lartë në treg sipas një deklarimi. SAP

Numri i lidhjeve globale M2M pritet të rritet nga 2 miliardë në fund të 2011 në 18 miliardë në fund të 2022, duke përfshirë 22% të lidhjeve celulare dhe 61% të pajisjeve lidhëse. Ndërtime inteligjente edhe aparatura elektronike konsumatore do të dominojnë, duke u ndjekur nga sektorët si shërbimet e dobishmërisë, automobile, kujdesit të shëndetit sipas Kërkimeve Machina.

Në të njëjtën kohë të ardhurat priten të rriten nga 200 miliardë $ në 1.2 trilionë $.2/3 e të ardhurave që vijnë nga pajisjet edhe instalimet, edhe 1/3 nga shërbimet.

Edhe njëherë ndërtimet inteligjente, pajisjet elektronike konsumatore edhe automobile do të dominojnë gjenerimin e të ardhurave, tha Machina. (CIO Albanian)

Tags >

sony
Lajmet e fundit>