Technology

SAP blen kompaninë Ariba për 4.3 miliardë dollarë

May 25 2012
0 Shpërndarje
SAP blen kompaninë Ariba për 4.3 miliardë dollarë

SAP do të blej kompaninë për tregti elektronike të bazuar në teknologjinë cloud, Ariba me një çmim prej 4.3 miliardë dollarësh.

Nga kompania SAP deklarojnë se platforma e Ariba-s fokusohet në transaksionet tregtare B2B, që është një përshtatje e përkryer me “ekspertizën e gjerë dhe të thellë të proceseve biznesore të SAP”.

Sistemet e Ariba-s sjellin edhe aplikacione prokurimi të cilat do të kompletojnë ERP suitën Business ByDesign si dhe aplikacionin Business One për kompanitë më të vogla. SAP planifikon të mbaj të hapur sistemin e Ariba-s për platforma tjera duke ju mundësuar konsumatorëve të integrojnë çfarëdo sistemi tjetër burimor që kanë përdorur më parë.

Marrëveshja është miratuar nga bordi i Ariba-s dhe pritet të përmbyllet gjatë çerekut të tretë të këtij viti pas miratimit final nga aksionarët dhe autoritetet rregullative.

Kjo është blerja e dytë e SAP pasi që më herët bleu kompaninë SuccessFactors për 3.4 miliardë dollarë. Kjo kompani fokusohet në aplikacionet për burime njerëzore në teknologjinë cloud.

Ariba kishte të hyra prej 444 milionë dollarë gjatë vitit 2011 dhe punëson rreth 2600 punonjës. Rrjeti tregtar i tyre përfshinë më shumë se 319 miliardë dollarë në “transaksione tregtare, bashkëpunime, dhe inteligjencë në mesin e më shumë se 730 mijë kompanive” thuhet në biografinë e kompanisë. (CIO Albanian)

Tags >

AribaSAP
Lajmet e fundit>